LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë: Regjistrimi i popullsisë zgjat deri më 30 shtator dhe askush nuk do të lihet jashtë këtij procesi

Qeveria e Maqedonisë: Regjistrimi i popullsisë zgjat deri më 30 shtator dhe askush nuk do të lihet jashtë këtij procesi

“Po hyjmë në fazën e fundit të aktiviteteve të regjistrimit në terren në të cilën po përfundohen të gjitha aktivitetet, që realizoheshin gjatë 20 ditëve të fundit. Apelojmë deri te qytetarët të kenë durim. Regjistrimi zgjat deri më 30 shtator dhe sigurojmë se askush nuk do të lihet jashtë këtij procesi. Pikërisht për këto arsye, Enti Shtetëror për Statistikë do t’u mundësojë të gjithë atyre qytetarëve, të cilët për ndonjë arsye nuk arritën të realizojnë kontakt me regjistruesin, i cili ka kaluar në rrethin e tyre të regjistrimit, por nuk i ka gjetur, të mund të regjistrohen në lokacione të caktuara në komunën e tyre”.

Kjo u theksua në konferencën tematike për shtyp të zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, të cilën e mbajti bashkë me Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror për Statistikë.


Përfaqësuesja e ESHS-së Gjorgieva theksoi se këtë pasdite në ueb-faqen popis2021.stat.gov.mk do të publikohen lokacionet në të gjitha komunat ku qytetarët do të mund të shkojnë dhe të regjistrohen.

Gjorgieva theksoi se kjo u referohet qytetarëve te të cilët regjistruesi ka kaluar, por megjithatë nuk ka arritur të realizojë kontakt. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të kenë durim, sepse regjistrimi i popullsisë zgjat deri më 30 shtator, regjistruesit po punojnë intensivisht në terren dhe disa qytetarë do të vizitohen edhe në ditën e fundit. Ajo u shpreh e bindur se askush nuk do të lihet jashtë këtij procesi të madh statistikor, sepse qëllimi i Regjistrimit është përfshirje e plotë e të gjithë qytetarëve që aktualisht jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjorgieva në emër të Entit Shtetëror të Statistikës falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe në këtë proces dhe u shpreh e kënaqur nga fakti që qytetarët e kuptuan rëndësinë e Regjistrimit si operacion statistikor që është në interes të zhvillimit të shtetit dhe për të gjithë ne.

Zëdhënësi i Qeverisë, Hoxha, informoi se përfshirë ditën e sotme deri në orën 12:00, janë regjistruar gjithsej 1.395.000 qytetarë, mbi 435.000 amvisëri dhe mbi 600.000 banesa, si dhe janë vetëregjistruar 195.477 qytetarë nga diaspora.

“Në emër të Qeverisë dua të falënderoj të gjithë qytetarët të cilët tashmë e përfunduan këtë detyrim qytetar dhe apeloj edhe te të tjerët në vend dhe deri te diaspora të cilët akoma nuk janë regjistruar, ta bëjnë këtë. Të dhënat e Regjistrimit të popullsisë, banesave dhe amvisërive në të ardhmen do të na ndihmojnë për planifikim afatgjatë të politikave, reformave dhe projekteve në interes të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët”, theksoi zëdhënësi Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori