LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë po përgatit ndryshime në ligjin për pirjen e duhanit

Qeveria e Maqedonisë po përgatit ndryshime në ligjin për pirjen e duhanit

LSDM-ja është duke i përgatitur ndryshime në Ligjit për mbrojtje nga duhani, diçka që një kohë të gjatë e paralajmëronte edhe gjatë fushatës zgjedhore. Sipas deputetit Tomisllav Tuntev megjithatë, zgjidhja e re ligjore nuk do të dallojë shumë nga ajo aktuale.

Sipas Alsat-M, ndryshime më të mëdha do të ketë për të ashtuquajturat tarraca, përkatësisht pjesë të kafiterive dhe restoranteve ku lejohet pirja e duhanit vetëm kur objekti nuk ka çati ose është i hapur prej së paku tre anëve.


“Është e palogjikshme, ranë ca pika shiu dhe fryni erë e lehtë, dikush nga mysafirët kërkoi të lëshohet najloni, meqë kanë ndryshuar kushtet meteorologjike dhe tani ju nga ai moment nga duhanpirës duhet të shndërroheni në mos pirës të duhanit, vetëm për arsye se njëri najlon ose njëri qelq është mbyllur. Ne propozojmë aty ku është e lejuar pirja e duhanit të jetë e lejuar pa marrë parasysh kushtet meteorologjike – tha Tomislav Tuntev, deputet i LSDM-së.

Për ndryshime më të mëdha, si për shembull të lejohet pirja e duhanit në një pjesë të objektit hotelierik do të mendohet në mënyrë shtesë. Hotelierët konsiderojnë se është mirë që përfundimisht të vendoset se në cilat tarraca lejohet pirja e duhanit, meqë interpretimet e ndryshme kanë rezultuar me gjoba selektive nga ana e inspektorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori