LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë paralajmëron “luftë” kundër ndotjes së ajrit

Qeveria e Maqedonisë paralajmëron “luftë” kundër ndotjes së ajrit

Ekologjia është një nga prioritetet e Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi luftë pa kompromis kundër ndotjes së ajrit. Në programin qeveritar thuhet se të gjitha institucionet do të ngrohen në mënyrë ekologjike si dhe do të instalohen fotovoltaikë. Tramvaji paralajmërohet sërish si dhe stacionet matëse. Emetimet e gazrave do të maten gjatë regjistrimit të automjeteve kurse Inspektorati Shtetëror i Mjedisit do të punojë gjatë gjithë kohës dhe do të shkruajë gjoba më të ashpra për ndotësit. Deri në vitin 2024, përdorimi i qeseve plastike me të cilat blejmë do të ndalohet. Në pjesën e programit ekologjik thuhet se përqindja e zonave të mbrojtura do të rritet. Mali i Sharrit do të zhvillohet si park nacional.

“Qeveria do ta arrijë këtë duke planifikuar dhe kryer procese që përfshijnë, nga njëra anë mbrojtjen e natyrës dhe burimeve natyrore nga ndotja dhe zvogëlimin e ndryshimit të klimës, dhe nga ana tjetër, zhvillimin e vendit përmes investimeve të vazhdueshme në ekonominë e gjelbër dhe krijimin e vendeve të gjelbra të punës”, thuhet në programin e Qeverisë.


Ambientalistët janë të shqetësuar për hapjen e minierës së re në Zhivojnë të Manastirit. Ajo do të ketë rol për ta furnizuar TEC Manastirin me qymyr. Për ajër më të pastër dhe shtet ekologjik, ato propozojnë alternativa për energji elektrike.

“Me të vërtetë duhet të kalojmë tek burimet e rinovueshme të energjisë, duke përjashtuar hidroenergjinë sepse i bën shumë dëm biodiversitetit dhe ekosistemeve lokale. Ajo që na shqetëson është se megjithëse ka shumë masa, vazhdimi i energjisë siç është me qymyr na shqetëson se sa seriozisht merret ekologjia në vendin tonë dhe jepet si përparësi. Ajo që duam të shohim, jo vetëm një program mjedisor, por një mjedis për t’u integruar në politikat e tjera shtetërore, ne kemi bujqësinë, industrinë, arsimin.”-tha Antonio Jovanovski, Bëhu i Gjelbër.

Sipas Jovanovskit, na duhet ekonomi e gjelbër, investime që do të përmirësojnë mjedisin dhe do të sjellin vende të reja pune. Dhe nëse shikojmë vetëm rritjen ekonomike dhe vendet e reja të punës, e kështu neglizhojmë mjedisin, atëherë do të mbetemi në ajër të ndotur./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori