LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Malit të Zi: Dënojmë sulmin ndaj Ambasadës Amerikane

Qeveria e Malit të Zi: Dënojmë sulmin ndaj Ambasadës Amerikane

Qeveria malazeze dënon ashpër sulmin ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, thuhet në njoftimin e qeverisë, përcjell Telegrafi.

“Qeveria e Malit të Zi dënon ashpër incidentin e mbrëmshëm në të cilin një person u vra duke aktivizuar mjetin shpërthyes në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë. Ministri i Brendshëm, Mevludin Nuhodziq dhe Drejtori i Policisë, Sllavko Stojanoviq, sot në mëngjes vizituan skenën dhe Ambasadën dhe shprehen keqardhje mbi sulmet dhe u solidarizuan me Shtetet e Bashkuara. Kjo ngjarje nuk mund të ndikojë në sigurinë e misioneve diplomatike dhe në sigurinë e përgjithshme të Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e qeverisë.


Deklarata shton se autoritetet kompetente janë duke bërë çdo përpjekje për ta zbuluar këtë rast. /Telegrafi/