LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës nuk do të marrë veprime të menjëhershme për targat

Qeveria e Kosovës nuk do të marrë veprime të menjëhershme për targat
Foto: Ilustrim

Kosova ka treguar gatishmërinë dhe ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë për çështjen e targave të automjeteve, por Serbia nuk ka treguar gatishmëri dhe interesim për një gjë të tillë, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Kryenegaciatorët në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, dështuan të arrijnë një marrëveshje të përhershme për targat, më 21 prill, në Bruksel.


Po këtë ditë ka skaduar afati i marrëveshjes së përkohshme për targat, e cila nga Kosova dhe Serbia u arrit më 30 shtator të vitit të kaluar dhe parashihte që automjetet e dy vendeve përkatëse, t’i mbulonin me letër ngjitëse të bardhë simbolet shtetërore në targa, gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës.

“Kornizat për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme, e të cilat i kishte pranuar pala serbe në marrëveshjen e 30 shtatorit të vitit të kaluar, kanë qenë të qarta – që brenda 6 muajve të ofrohet një zgjidhje bazuar në praktikat dhe standardet evropiane që është e pranueshme nga dy palët. Nga të gjitha opsionet e propozuara nga grupet punuese, Serbia nuk ka pranuar asnjërën. Në vend të kësaj ata kanë kërkuar edhe disa muaj shtesë për negocim”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës REL, në të cilën është shtuar se “kjo është dëshmi e fortë se ata (pala serbe) nuk duan marrëveshje”.

Përfundon takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për targat
Lexo po ashtu Përfundon takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për targat

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë senë mungesë të marrëveshjes për një zgjidhje afatgjate, do të vazhdojë të vlejë regjimi i letrave ngjitëse.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës se për sa kohë mund të zgjasë regjimi i letrave ngjitëse.

Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës ka theksuar se do ta trajtojë “lirinë e lëvizjes, sikurse e bën edhe pala serbe”.

“Nuk do marrim veprime të menjëhershme. Veprimet tona do të jenë të përgatitura mirë dhe të koordinuara, si dhe në shërbim të vendosjes së rendin dhe ligjit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Në BE vazhdojnë të kërkojnë nga palët që të tregojnë përmbajtje, në mënyrë që të mos shihet përsëritja e tensioneve që kishin ndodhur në shtator të vitit të shkuar, kur Kosova kishte nisur të zbatojë reciprocitetin ndaj Serbisë për targat, ndërsa serbët në veri të Kosovës kishin bllokuar rrugët.

Lajçak fton kryenegociatorët të takohen sërish për të arritur marrëveshje përfundimtare për targat
Lexo po ashtu Lajçak fton kryenegociatorët të takohen sërish për të arritur marrëveshje përfundimtare për targat

Atëherë u arrit pajtim për një zgjidhje kalimtare, ndërsa mandati prej gjashtë muajsh iu dha grupeve punuese që të gjejnë një zgjidhje të përhershme. Ky afat ka skaduar të enjten dhe pajtimi për zgjidhje nuk është arritur në këtë afat.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori