LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës miraton krijimin e Numrit Unik Identifikues për bizneset

Qeveria e Kosovës miraton krijimin e Numrit Unik Identifikues për bizneset
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Qeveria e Kosovës me propozim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka miratuar krijimin e Numrit Unik Identifikues për bizneset.

Ekzekutivi i vendit në mbledhjen e rregullt të saj, ka shqyrtuar Projektudhëzimin Administrativ për caktimin e kërkesave, kushteve dhe procedurave për krijimin e këtij numri.


Ministri Shala, tha se miratimi i këtij Udhëzimi ndërlidhet me programet e reformave ekonomike.

“Miratimi këtij Udhëzimi Administrativ ndërlidhet me programet e reformave ekonomike, udhëzimi u hartuar në përputhje me rregulloren e qeverisë së Kosovës duke pas parasysh rëndësinë e këtij udhëzimi për të bërit biznes kërkoj të aprovohet nga ju”, tha Shala në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Nga data 11 shkurt 2019, Agjencia për Regjistrim të Bizneseve ka filluar me sistemin e ri të regjistrimit dhe pajisjes me Numër Unik Identifikues të të gjitha shoqërive tregtare. Procesi i konsolidimit vullnetar dhe i pajisjes me NUI do të jetë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve nga data e fillimit të sistemit të ri të regjistrimit. /Telegrafi/