Institucionet qendrore parashihen t’i harxhojnë më shumë 160 milionë euro, kurse ato komunale më shumë se 30 milionë, ka raportuar KTV-ja.

Zyrtarët institucionalë arsyetohen me nevojën për mirëmbajtje të objekteve dhe amortizim të veturave. Ndërsa ekspertë të ekonomisë këto harxhime të luksit i quajnë të panevojshme. /Telegrafi/