LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e koalicionit apo e pasioneve

Qeveria e koalicionit apo e pasioneve

Filozofi Britanik Simon Blackburn bën dallim mes mjedisit fizik dhe atij moral. Mjedisi fizik është ai mjedis që qysh në fëmijëri mësojmë që të jemi të varur kolektivisht. Për dallim nga mjedisi fizik, i cili është i dukshëm dhe askush nuk e konteston ekzistencën e tij, mjedisi moral është i padukshëm. Ne nuk jemi të vëmendshëm për ekzistencën e mjedisit moral në mendjet dhe veprimet tona, ashtu siç jemi te vëmendshëm me ekzistencën e mjedisit fizik.

Mjedisi moral është një klimë e ideve e cila na mëson se si të jetojmë. Kjo klimë vendos se çka është e pranueshme, çka është e papranueshme, çka është e çmueshme apo e pa çmueshme. Klima morale përcakton se çka kërkohet nga ne në raste të caktuara në relacione më tjerët, po e njëjta na armatos me standarde etike të mirësjelljes. Me një fjalë formon identitetin si të sillemi mirë si grup dhe si individë në një shoqëri.


Politika është dhe duhet të jetë rotori shtytës për ndërgjegjësimin e një klime morale në një shoqëri. A ka luajtur politika këtë rol në Kosovë? Që nga pavarësia e Kosovës politika ka luajtur një rol ç’moralizues, të cilat e kanë treguar praktikat dhe statistikat e ndryshme ndërkombëtare të cilat gjithnjë na vendojnë në vendet e para si ndër shtetet me të korruptuara, më të kriminalizuara, me sisteme më të dobëta në arsim, shkencë dhe kulturë.

Askush nuk mund të bindet se koalicioni qeveritar i tavolinës u formua që të promovojë vlera të mirëfillta qytetare. Liderët e këtyre koalicioneve, derisa ushtronin pushtet, asnjëherë nuk na kanë mbushur mendjen se punojnë për vlera që vendin ta shpijnë përpara. Isa Mustafa, i rritur dhe i pjekur me ide komuniste, kalimi i tij në LDK më tepër ka qenë inercie e natyrshme pasiono-fizike se sa kontribut kombëtar, siç e mendojnë disa. I njëjti është edhe Ramush Haradinaj me konstruktin e betonit të quajtur kullë, i cili postin e kryeministrit më tepër e ka pasion dhe përndezje se sa vlerë dhe obligim moral. Fatmir Limaj i cili ende nuk është pastruar me drejtësinë, duket se është më tepër i udhëhequr nga pasionet inatçare se sa nga arsyeja.

A ka arsyetim logjik ky koalicion? Zanafilla e interesave personale fillon menjëherë pas çlirimit të Kosovës, ku Ramush Haradinaj i AAK-së si luftëtarë i UÇK-së bën koalicion me partin pacifiste të Ibrahim Rugovës, LDK-në, koalicion ky i dy partive me pikëpamje të ndryshme. Nëse gjykohet në logjiken e një klime të mbrapsht, sidomos kur kemi parasysh historitë e mëparshme të liderëve të partive politike, shihet haptazi se lideri i PDK-së, Hashim Thaci, i ka djegur si letra duhani pothuaj të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët e vet duke i përdorur si mjete për ambicie personale politike.

Pas pavarësimit në Kosovë nuk kemi pasur koalicione parimore e programore, sepse pothuajse të gjitha partitë interes primar kanë pas mirëpasjen individuale me moton sa ma shumë pushtet aq më shumë do korruptoj. I ndodhur në këtë klimë politike, Hashim Thaci, si personaliteti më i votuar pas vdekjes se Ibrahim Rugovës, nuk ishte as racional e as guximtar që kolegët t’i vlerësojë si vlera në vete. Përkundrazi, rivalët e tij politikë ai nuk i përdori për bashkëpunim, por i përdori si mjete për t’i mënjanuar nga skena politike. I gjithë ky makiavelizëm politik e solli Thaçin deri në këtë gjendje që askush nuk dëshiron të bashkëpunoj me të.

Koalicionin LDK, AAK dhe Nisma nuk e bënë fare më të fort as përkrahja utilitariste e Vetëvendosjes. Kushtëzimi nga VV për ndërprerje të dialogut me Serbinë dhe ndërprerjet e privatizimeve gjigante si Trepça dhe PTK-ja do të jenë shpatë me dy tehe edhe për qeverinë e re, kur dihet se programet e AAK-së dhe LDK-së janë pro për dialog me Serbin, si dhe për privatizimet e Trepçës dhe PTK-së. Nëse pranohen kushtet e VV ndoshta qeveria do funksionojë. Por, nëse ndodh e kundërta, atëherë Albini detyrohet te del nga Qeveria, sepse mos dalja e tij në këtë rast nuk do te ishte parimore dhe do të humbte elektoratin besnik.

Vendosmëria parimore e VV-së ka shans ta rrezojë qeverinë Thaçi dhe ta moralizojë klimën politike në Kosovë. Në politikë ndodhin çudira, mirëpo VV-ja do mbahet mend për një send përkundër partive tjera në Kosovë që sa herë u ka dhënë rasti joshës për të grabitur karrige qeveritare nuk kanë hezituar dhe janë ulur në to. Ky akt i VV-së, kur kemi parasysh mentalitetin e politikaneve ne Kosovë qe vrapojnë pas posteve dhe jo parimeve, mund te quhet akt heroik i VV-se dhe Albin Kurtit.

Interpretimet e ndryshme të Kushtetutës, herë në favor të koalicionit e herë në disfavor të koalicionit e kanë hutuar popullin edhe më shumë. Mosbesimi i interpretimit të Kushtetutës është edhe më i madh kur dihet se një numër i “ekspertëve” flasin nga taborët e partive në “konflikt”. E gjithë kjo klime politike e ka sjellë votuesin në zonën e mjegullt, si në një film të Hitchcockut ku shkatërrimi i botës varej vetëm nga një personazh. Ai kishte fatin që me fjalën e tij STOP ta ndalte bombën atomike që i kërcënohej Tokës, por njëkohësisht nëse thoshte STOP edhe bota do ndalej. Meqenëse fjala magjike STOP e personazhit në filmin “Zonë e mjegulluar” kishin efekt të njëjtë shkatërrues për Tokën dhe njerëzimin, filmi mbaron pa ndërhyrjen e personazhit. Morali i filmit në këtë kontekst është: “Politikat e pamoralshme e kanë sjell popullin në atë gjendje që të mendojnë se është njëlloj si votuam apo si nuk votuam, apo cilën parti e votuam gjendja ngelet e njëjtë si më parë”!

Në trend

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori