Përfaqësuesit opozitarë ironizojnë me punën e shefit të Qeverisë Ramush Haradinajn, duke thënë se punën më të madhe në 100-ditëshin e parë e kishte që t’i emërojë 70 zëvendësministra.
Sipas opozitës, Haradinaj nuk e ka mbajtur as premtimin që të hiqen vizat me BE-në brenda 90 ditëve.
Në anën tjetër, zyrtarët qeveritarë thonë se Haradinaj gjatë kësaj periudhe kohore ka marrë shumë vendime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në mes të cilëve nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”
Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë 100-ditëshit të parë ka arritur ta udhëheqë një qeveri të madhe, e cila ka pasur suksese të vogla. Ky është vlerësimi i opozitës dhe i analistëve politikë për tremujorin e parë të punës së ekzekutivit të vendit, të cilin e udhëheq lideri i AAK-së.
Haradinaj, sipas tyre, gjatë 100-ditëshit të parë ka arritur ta ngarkojë buxhetin e Kosovës për shkak të emërimit të 70 zëvendësministrave nëpër 22 ministri dhe qindra këshilltarë, përderisa nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë në fushatë për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të mandatit të tij.
Por me këtë vlerësim të zyrtarëve opozitarë dhe të analistëve politikë nuk pajtohen bashkëpunëtorët e kryeministrit Haradinaj, sipas të cilëve kryeministri për pak muaj qeverisjeje ka marrë vendime të rëndësishme për vendin.
Për 100-ditëshin e parë në krye të Qeverisë kryeministri Ramush Haradinaj do ta prezantojë raportin e punës në Kuvendin e Kosovës të mërkurën e ardhshme.
Halil Matoshi, këshilltar për medie i kryeministrit Haradinaj, ka thënë se marrëveshja për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me një kompani amerikane është njëri nga vendimet më të mëdha të shefit të Qeverisë, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e Kosovës.
“Në 100 ditët e para Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur 19 mbledhje nga të cilat janë nxjerrë 207 vendime që drejtpërdrejt kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarit të Kosovës. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi