LAJMI I FUNDIT:

Qetësohet gjendja e përmbytjeve në Shqipëri, lumi Vjosa rikthehet brenda shtratit

Qetësohet gjendja e përmbytjeve në Shqipëri, lumi Vjosa rikthehet brenda shtratit

Ndërprerja e reshjeve të shiut e ka përmirësuar ndjeshëm situatën e përmbytjeve në qarqet Fier dhe Vlorë.

Lumi Vjosa është rikthyer brenda shtratit pasi prurjet kanë rënë. Vetëm 100 hektarë tokë janë ende nën ujë nga 1,000 hektarë që ishin një ditë më parë. Kjo ka bërë që familjet e evakuuara të rikthehen në banesat e tyre, por problem për ta mbetet pastrimi nga balta dhe llumi.


Ndërkohe që uji vijon të jetë prezent në tokat bujqësore. Po ashtu, në rrugën nacionale Levan-Mifol, e cila dje ishte pakalueshme nga ujërat, është rikthyer qarkullimi. Në qarqet Fier dhe Vlorë mbeten të mbyllura 5 shkolla për shkak të gjendjes së krijuar.

Ndërkohë juglindja dhe veriu i vendit mbeten nën pushtetin e dëborës, edhe pse reshjet janë ndërprenë nga mbrëmja e së dielës. Në Dardhë dhe Voskopojë të Korçës ka probleme me qarkullimin e automjeteve, për shkak se bora arrin deri në 70 centimetër. Shtatë fshatra te tjerë janë të izoluara. Ndërsa OSHEE vijon punën për riparimin e avarive në sistemin elektrik.

Në Qarkun e Dibrës mbeten të izoluara plotësisht Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, dhe disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan. Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës problem mbeten ngricat.

Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por këshillohet që drejtuesit e automjeteve të përdorin gomat e dimrin dhe zinxhirët. /Klan TV/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori