LAJMI I FUNDIT:

Qesharake: Spasov i’a fsheh Remenskit telekomandat e klimatizuesit dhe kompjutorët

Qesharake: Spasov i’a fsheh Remenskit telekomandat e klimatizuesit dhe kompjutorët

Marrëveshja politike mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së si duket nuk ka ndikuar edhe tek inatet personale dhe banale mes Dime Spasovit dhe Frosina Remenski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Portali sakamdakazam ka shkruar se Dime Spasov gjatë fundjavës ka ”konfiskuar” kompjutorët e kabinetit të ministrit dhe ka fshehur telekomandën e klimatizuesit.


Këtë gjë Remenski e ka zgjidhur shumë lehtë, duke sjellë kompjutor nga shtëpia për përdorim të përkohshëm.

Gjithashtu, kompjutor dhe telekomanda të fshehura kanë të gjithë zyrat e kësaj ministrie./Telegrafi/