LAJMI I FUNDIT:

Qentë zbulojnë COVID-19 tek njerëzit, pesë ditë para se t’i shfaqin simptomat e para

Qentë zbulojnë COVID-19 tek njerëzit, pesë ditë para se t’i shfaqin simptomat e para

Qentë e racës snifier janë një pamje e njohur në aeroporte, ku agjentët kufitarë i përdorin për të zbuluar substanca të paligjshme dhe kontrabandë.

Tani qentë snifier po përdorin hundët për një qëllim tjetër – coronavirusin, raporton BBC.


Vullnetarët po trajnojnë një ekip prej 15 qenësh dhe 10 instruktorë për programin kërkimor, transmeton Telegrafi.

“Qentë mund të zbulojnë coronavirusin tek njerëzit pesë ditë para se të shfaqin simptoma”, tha për agjencitë e lajmeve, Anna Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë e Universitetit të Helsinkit, e cila po drejton provën.

“Ata janë shumë të mirë [në zbulimin e coronavirusit]. Ne i afrohemi ndjeshmërisë 100 për qind,” tha ajo.

Pasagjerët fshijnë qafën e tyre me pëlhurë, të cilat më pas vendosen në një kanaçe dhe vihen para qenve për të nuhatur. Një test i qenit mund të japë një rezultat brenda disa minutash.

Por ndërsa testi ka treguar premtime të hershme, duhet të bëhen më shumë kërkime për të provuar efikasitetin e testimit të qenit. Për momentin, udhëtarët që marrin pjesë në provë udhëzohen gjithashtu të marrin një shtupë për të konfirmuar rezultatin.

Qentë e trajnuar posaçërisht për të zbuluar COVID-19 këtë javë kanë filluar të nuhasin pasagjerët si pjesë e një prove në aeroportin Helsinki-Vantaa të Finlandës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori