LAJMI I FUNDIT:

Qentë shkaktojnë dëme deri në 300 mijë euro në një dyqan veturash në Teksas

Qentë shkaktojnë dëme deri në 300 mijë euro në një dyqan veturash në Teksas

Dy qenë kanë dëmtuar veturat në një dyqan automjetesh në Teksas, duke shkaktuar dëme qindra mijëra dollarëshe.

Mediat raportojnë se dëmet e shkaktuar vetëm në pesë vetura, shkojnë deri prej gati 100 mijë deri në 300 mijë euro.


“Ju kurrë nuk mendoni se një qen ka atë fuqi për të dëmtuar një veturë të tillë”, tha menaxheri i shitjeve të dyqanit, Gaby Fakhoury.

Ky i fundit tha se ngjarja ka lënë punonjësit të tmerruar dhe është i shqetësuar se kjo mund t’i tremb klientët.

Edhe pse dyqani ka dorëzuar një raport në Departamentin e Policisë së Houstonit, atyre u është thënë se policia nuk mund të bëjë asgjë nëse qentë nuk kanë sulmuar një njeri.

Ata u inkurajuan nga policia që të punësojnë një hetues privat për të gjetur pronarin e qenve, nëse ata kanë një të tillë, të cilin mund ta padisin për dëmshpërblim.

Ndryshe, dyqani pritet të zhvendoset në një lokacion të ri muajin e ardhshëm. /Telegrafi/