LAJMI I FUNDIT:

Qentë i preferojnë makinat elektrike më shumë sesa ato me naftë – pohon një studim i ri

Qentë i preferojnë makinat elektrike më shumë sesa ato me naftë – pohon një studim i ri

Nëse dëshironi që të llastoni qenin tuaj, atëherë blijeni një veturë elektrike, thonë shkencëtarët. Ata zbuluan se kur vije puna tek zgjedhja e veturës, qentë më së shumti e preferojnë komfortin e veturës elektrike.

Automjetet elektrike jo vetëm që ndihmojnë në qetësimin e qenve duke ulur ankthin dhe mbi eksitim, ato gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e sëmundjes së makinës tek kafshët shtëpiake. Shkencëtarët thonë se udhëtimi më i qetë dhe ulja e zhurmës dhe dridhjeve të rrugës çuan në një ulje të rrahjeve të zemrës së tyre deri në 30 për qind.


Në një studim të parë në llojin e tij, studiuesit nga Universiteti i Lincoln u bashkuan me CarGurus për të kryer testet duke përdorur 20 qen të lidhur për leximet biometrike. Çdo qen u mor në dy udhëtime 10-minutëshe, një në një makinë elektrike e ndjekur nga e njëjta rrugë me një makinë me naftë, raporton metro.co.uk, transmeton Telegrafi.

Qenve iu dha një orë pushim ndërmjet çdo udhëtimi për t’u siguruar që ata ishin në një gjendje të relaksuar për të dy udhëtimet. Vetëm një nga 20 qentë e qenve udhëtoi kryesisht me një automjet elektrik në baza ditore me 19 që udhëtonin me makina me naftë ose benzinë.

TESLA CAR, VIENNA, AUSTRIA, JULY 2019: CLOSE UP Senior dog sits inside a Tesla with dog mode turned on. Doggy relaxes without its owners in empty Tesla with the A/C on. Cute dog in a pet friendly car; Shutterstock ID 1515259478; purchase_order: -; job: -; client: -; other: -

Testet zbuluan se qentë shtriheshin për rreth një të tretën e kohëzgjatjes së udhëtimit, pavarësisht nëse ishin në një automjet me naftë apo elektrike. Në makinat me naftë, megjithatë, qentë thyen pozicionin e tyre të shtrirë mesatarisht 50 për qind më shumë sesa në një automjet elektrik.

Profesor Daniel Mills, profesor i Mjekësisë së Sjelljes Veterinare në Universitetin e Lincoln, tha: “Rezultatet tona tregojnë qartë se qentë duket se janë më të relaksuar në automjetet elektrike, veçanërisht kur shikojnë tipare të sjelljes si shqetësimi”.

“Gjatë udhëtimeve të tyre me automjete elektrike, regjistrimet biometrike të këtyre qenve zbuluan se rrahjet e tyre të zemrës u ngadalësuan dukshëm më shumë sesa kur ishin në makina me naftë”, shtoi ai. /Telegrafi/