LAJMI I FUNDIT:

Qentë mund të qajnë, arsyeja përse më së shpeshti e bëjnë këtë do t’ju bëjë më të ndjeshëm

Qentë mund të qajnë, arsyeja përse më së shpeshti e bëjnë këtë do t’ju bëjë më të ndjeshëm

Studiuesit japonezë kanë konstatuar që edhe qentë mund të qajnë, mirëpo hidhërimi nuk është i vetmi shkaktar

Çfarë ka treguar më shumë që të qajnë qentë në një situatë shumë të bukur.


Studimi, i bazuar në sjelljen e 22 qenve, ka vëzhguar reagimin e qenve kur do të takoheshin sërish me pronarët e tyre apo me dikë tjetër, të cilin e njohin, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e Universitetit Azabu dhe të Universitetit të Mjekësisë Jica, kanë vënë shirita letre nën sytë e qenve gjatë interaksionit normal me pronarët e tyre dhe një minutë para se i kanë bashkuar me ta pas pesë deri në shtatë orë ndarjeje.

Me takimin e sërishëm të qenve me pronarët, qentë do të fillonin të qanin.

Për të parë nëse lotët kishin lidhje me emocionet e tyre, studiuesit administruan një tretësirë që përmbante oksitocinë, një hormon kyç i përfshirë në lidhjen.

Dihet që qentë derdhin lot për të mbajtur të pastër kanalet e lotit, por kur u aplikua testi i përmendur, u konstatua se këta lot kanë të bëjnë me emocionet.

Tri mënyra të pazakonta me të cilat qeni juaj ju tregon se ju do
Lexo po ashtu Tri mënyra të pazakonta me të cilat qeni juaj ju tregon se ju do

Takefumi Kikusui, një nga autorët e studimit, tha se nuk është identifikuar asnjë situatë në të cilën një qen derdh lot për shkak të emocioneve, përveç rastit kur ai ribashkohet me pronarin e tij.

Pra, përveç tundjes së bishtit dhe nxjerrjes së gjuhës, qeni juaj mund të tregojë edhe se i mungon dhe ju do me lot. /Telegrafi/