LAJMI I FUNDIT:

Qentë mund të jenë në gjendje të jetojnë më gjatë me ndihmën e këtij ilaçi

Qentë mund të jenë në gjendje të jetojnë më gjatë me ndihmën e këtij ilaçi

Nëse jeni adhurues i qenve, atëherë e dini tashmë, ata meritojnë të jenë të pavdekshëm.

Ndërsa shkenca nuk ka qenë në gjendje të kuptojë se si ta bëjë këtë, studiuesit mund të jenë duke u afruar.


Studiuesit në Universitetin e Washingtonit mendojnë se kanë gjetur një ilaç që mund të zgjasë jetën e një qeni me disa vjet. Ilaçi quhet rapamicinë dhe testimi i hershëm te minjtë dhe qentë tregon se është në të vërtetë në gjendje të ngadalësojë procesin e plakjes, shkruan Little Things.

“Kështu që ju mund të merrni një zemër të vjetër ose një sistem të vjetër imunitar dhe të trajtoni një mi me rapamicinë për tetë javë dhe të shihni se funksioni përmirësohet”, i tha WUSA9 Dr. Matt Kaeberlein, bashkëthemelues i Projektit të Plakjes së Qenit në Universitetin e Washingtonit. “Unë e di që tingëllon paksa si fantashkencë. Por kur shikon në të vërtetë të dhënat, janë mjaft të jashtëzakonshme”.

Studimi përfshin rreth 600 qen. Të vegjlit do të vëzhgohen pasi disa marrin ilaçin e vërtetë dhe të tjerëve u jepet një placebo.

Projekti i plakjes së qenve po kryen gjithashtu një studim tjetër për të përcaktuar pse disa qen zhvillojnë probleme të caktuara si çmenduria. /Telegrafi/