LAJMI I FUNDIT:

Qentë ia demolojnë veturën gruas nga Florida, po ndiqnin macen e fqinjës së saj – dëmi kap vlerën e 3 mijë dollarëve

Qentë ia demolojnë veturën gruas nga Florida, po ndiqnin macen e fqinjës së saj – dëmi kap vlerën e 3 mijë dollarëve

Pamjet e kamerave të sigurisë të shkrepura javën e kaluar në Florida, shfaqin momentin kur dy pitbullë demolojnë veturën e një gruaje derisa tentojnë ta kapin një mace.

Ngjarja ka ndodhur në jugperëndim të Jacksonville të Florida rreth orës 3 të mëngjesit të premtes, derisa pronarja Christie Barr ishte akoma në gjumë, transmeton Telegrafi.


Duke folur për Fox 8 Live, Barr rikujton momentin kur mësoi së dëmet materiale në veturë kapin vlerën prej 3 mijë dollarëve – që ishte një shok për të.

Ajo fillimisht nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë apo kush ia kishte dëmtuar veturën.

Por zyra e sherifit në Jacksonville siguruan pamjet  e kamerave të sigurisë, nga të cilat panë dy qentë e racës pitbull duke ia demoluar veturën.

Ata po ndiqnin macen e fqinjës e cila i mbijetoi sulmit, ndërsa ngjarja është bërë kryetemë në këtë qytet amerikan. /Telegrafi/