LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacakë problem serioz në një lagje në Prishtinë, qytetarja thotë se ka një javë që askush s’po merr masa

Qentë endacakë problem serioz në një lagje në Prishtinë, qytetarja thotë se ka një javë që askush s’po merr masa

Një qytetare ka raportuar se që një javë një turmë e qenve endacakë në një lagje në Prishtinë po paraqesin rrezik për banorët.

Sipas qytetares edhe pse kanë telefonuar në numrat 112 dhe 192 askush deri më sot nuk ka ndërmarr ndonjë gjë.


“Tmerr , kështu e kemi që 1 javë, lajmërojmë 112, 192 edhe askush nuk merr masa”, ka shkruar një qytetare.

Po ashtu, të premten në shkollën e mesme “Fan Noli”, në Podujevë një qen ka arritur të hyjë brenda objektit shkollor duke sulmuar kështu tetë nxënësi.

Si pasojë e sulmit tetë nxënës kanë marrë lëndime trupore e të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës këtë javë (të hënën) ka ndërmarrë disa veprime për trajtimin e qenve endacakë.

Me vendim të kryetarit, Përparim Rama, është nisur aksioni për largimin e këtyre kafshëve nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga Agjencia e veterinës dhe ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim.

Por, megjithëse Komuna e Prishtinës është në fazën fillestare të iniciativës për adoptimin e qenve endacakë, numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori