LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacak, qytetarët: Jemi mësuar, më rrezik është në mbrëmje

Qentë endacak, qytetarët: Jemi mësuar, më rrezik është në mbrëmje

Qentë endacak sërish paraqesin rrezik për banorët e disa lagjeve në Shkup. Prania e madhe e tyre ditëve të fundit vërehet në lagjen Hasanbeg dhe Fushë Topanë.

Disa mjedise publike në këto dy vende janë kthyer në strofull të qenve endacak, thonë banorët. Gjendja më alarante sipas tyre është gjatë mbrëmjeve kur ata lëvizin në grup dhe u versulen banorëve herë pas here. Fatmirësisht deri tani nuk është kafshuar asnjë, por banorët shprehin shqetësimin për sigurin e fëmijëve të tyre teksa ata shkojnë në shkollë.


“T’iu them të drejtën levizin qenë endacak por nuk është aq e rrezikshme. Mua personalisht nuk më kanë sulmuar as kafshuar por besoj se nuk paraqesin rrezik të madh”…

“Po ka qenë sidomos në lagjen e Fushë Topanës dhe mendoj se ka rreziqe për fëmijët se këtu është edhe shkolla dhe ata kalojnë këtu dhe mund të ketë ndonjë dëm prej qenve”…

“Atje më lartë ka qenë, edhe në Vizbeg ku banojë unë ka gjithahstu”…

Përgjegjësia e strehimit e qenve endacak në Shkup e ka strehimorja “Vardarishte” që është nën kompetencat e Ndërmarrjes Higjienale. Autoritete kësaj ndërmarrje për TVM-2 thonë se po i ndërmarrin të gjitha masat adekuate për largimin e qenve në çdo lagje të Shkupit. Por qendrimi i tyre i përkohëshëm të qenve në këtë strehimore nuk është se jep zgjidhje afatëgjatë pasi që pas trajtimit, sterilizimit dhe vaksinimit të qenve ata sërisht kthehen në rrugë,.

“Gjithmonë ekziston hapësirë për inovime dhe për zgjidhje më të mira. Ndoshta do të ishte mirë të kemi një strehimore tjetër ku kafshet do të ndaloheshin deri në fund të jetës së tyre, mirëpo për këtë do duhej shumë mjete shtesë për të siguruar ushqim dhe trajtim mjekësor gjatë qendrimin e tyre. Për momentin ne nuk kemi mundësi për një gjë e tillë. Ne punojmë me programin “kap, sterilizoj dhe kthej” dhe me vetë këtë po nënkuptohet se kafshet po kthehen në lokacionet ku janë kapur më herët”, tha Ana Marija, nga “higjiena komunale”.

Strehimi i përkohëshëm i qenve në strehimoren “Vardarishte” ka filluar në vitin 2007 dhe i njëjti ka kapacitet të strehoj 100 qen në ditë. Gjatë vitit 2015 janë kapur rreth 1800 qen, ndërsa gjatë vitit 2014 rreth 2200 qen endacak. /Telegrafi/