LAJMI I FUNDIT:

Qeni refuzon të hajë? Katër gjëra mund të jenë shkaku

Qeni refuzon të hajë? Katër gjëra mund të jenë shkaku

Fatkeqësisht, sado mirë ta njihni qenin tuaj, ai bëhet enigmë e vërtetë në situata të caktuara

Një nga këto situata është kur qeni refuzon të hajë ushqimin e tij.


Kjo është veçanërisht konfuze nëse e dini se shumica e qenve nuk e refuzojnë ushqimin në asnjë rrethanë, sepse kjo është mënyra e vetme që kafsha të marrë dozën e saj ditore të lëndëve ushqyese.

Nëse kafsha juaj ka një oreks dukshëm më të ulët për disa ditë, do të ishte mirë të merrni parasysh arsyet që ju sjellim në tekstin tonë.

Disa prej tyre do t’ju zbulojnë se keni qenë të shqetësuar pa asnjë arsye, ndërsa të tjerët mund t’ju drejtojnë të kërkoni ndihmën e një veterineri, transmeton Telegrafi.

Qeni hëngri diçka që nuk duhej

Është e mahnitshme se si qentë dhe fëmijët gjithmonë duket se gjejnë diçka brenda dhe përreth shtëpisë që nuk është e ngrënshme dhe e vendosin në gojë. Kjo padyshim mund të ndikojë në stomakun e tyre. Një gjë që mund të bëni në këtë rast është të shikoni qenin tuaj dhe të prisni derisa trupi i tij të përpiqet të nxjerrë jashtë objektin e huaj. Nëse qeni ka ethe, po vjell ose duket se ka shumë dhimbje, do t’ju duhet ta çoni te veterineri.

Ndjehet i mërzitur

Ka një sërë arsyesh që mund të bëjnë që një qen të jetë shumë i mërzitur për të ngrënë. Ngjarjet si bubullima ose fishekzjarrë janë një nga ato kur ushqimi bëhet gjëja e fundit në mendjen e një qeni. Në ato situata, ai thjesht dëshiron të largohet nga tingujt e pakëndshëm sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithashtu, nëse sapo keni ardhur nga rruga, ka gjasa që qenit t’i shqetësohet stomaku, prandaj ai nuk do të jetë i uritur. Një vizitë tek veterineri mund të jetë arsyeja pse qeni nuk ka oreks.

Është i sëmurë

Qentë nuk ndryshojnë shumë nga njerëzit kur bëhet fjalë për sëmundjen, pra sjelljen që pason kur sëmuren. Shumica e njerëzve refuzojnë ushqimin kur janë të sëmurë, dhe e njëjta gjë është edhe me qentë. Nëse nuk mund ta bëni kafshën tuaj të shijojë ushqimin e tij të preferuar, edhe nëse e joshni me ëmbëlsira, duhet të kërkoni ndihmën e një veterineri. Gama e sëmundjeve që bëjnë që një qen të refuzojë ushqimin është e gjerë dhe për të mos marrë më të keqen, do të ishte mirë të kërkoni këshillën e një profesionisti.

Sa herë në ditë duhet ta ushqeni qenin tuaj?
Lexo po ashtu Sa herë në ditë duhet ta ushqeni qenin tuaj?

Problemi është moti

Qentë janë mjaft të ndjeshëm ndaj motit. Nëse jashtë është shumë ngrohtë, shumica e qenve nuk do të emocionohen kur vjen vakti i darkës. Kjo vlen kryesisht për ushqimin që ia jepni të ngrohtë qenit tuaj. Më shpesh, ata as nuk do ta prekin ushqimin atë mbrëmje, por mund të afrohet në mëngjes kur është ftohur plotësisht dhe temperaturat jashtë janë më të ulëta. Ajo që është e rëndësishme është t’i jepni qenit tuaj shumë ujë gjatë këtyre ditëve për ta mbajtur atë të freskët dhe kur të ndjejë nevojën për ushqim, ai do të hajë. Granulat janë një zgjedhje e mirë në verë, sepse nuk kërkojnë ngrohje, ndërsa ushqimi i lagësht përmban një përqindje më të lartë të ujit. Varianti më i mirë është një kombinim i këtyre dy llojeve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori