Qeni hero ndihmoi policinë të gjente një të moshuar që ishte rrëzuar në Florida

Një qen i quajtur Eeyore u bë hero në Florida pasi ndihmoi policinë të gjente nënën 86-vjeçare të pronarit të tij, e cila ishte rrëzuar gjatë një shëtitjeje.
Pamjet nga kamera trupore të publikuara nga Zyra e Sherifit të Qarkut Okaloosa tregojnë momentin kur oficeri u përgjigj ndaj një telefonate nga bashkëshorti i gruas së zhdukur.
Teksa patrullonte në zonë, oficeri vuri re qenin Eeyore në rrugë dhe vendosi ta ndiqte.
Qeni e udhëhoqi drejt vendit ku ndodhej e moshuara, e shtrirë në tokë por e vetëdijshme.
“Oh, Eeyore, djalë i mirë je. Gjyshja të do”, dëgjohet të thotë gruaja me zë të dridhur.
Fatmirësisht, ajo mori ndihmën mjekësore në kohë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































