LAJMI I FUNDIT:

Qëndronte në këmbë mbi motoçikletën që lëvizte me afro 200 kilometra në orë (Video)

Qëndronte në këmbë mbi motoçikletën që lëvizte me afro 200 kilometra në orë (Video)

Pawel Zietowski nga Strafforshire e Anglisë, është dënuar pasi ka lëvizur për 16 minuta me motoçikletë mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa ka realizuar një varg veprimesh të rrezikshme.

Ngasësi 27-vjeçar ka ngritur rrotës, ka qëndruar në këmbë, bënte kthesa të ashpra, ndërsa gjatë tërë kohës shkrepte fotografi, transmeton Telegrafi.


Njësiti i forcave të rendit që e vëzhgonte nga afërsia, e ka regjistruar teksa lëvizte edhe me 190 kilometra në orë, teksa vazhdonte të bënte gjeste të pazakonta.

Për të gjitha këto, ai detyrohet të mbajë tetë muaj burg, ndërsa i është ndaluar për 28 muaj ngasja e motoçikletës. /Telegrafi/