Gjetja e dashurisë së vërtetë dhe përjetimi i emocioneve të vërteta është diçka shumë e rrallë ditëve të sotme
Është një përvojë e mahnitshme e cila e ka fuqinë t’jua ndryshojë jetën tërësisht.
Një sensacion i cili ju bën të kuptoni gjëra që nuk i keni kuptuar asnjëherë më parë.
Është diçka që ia vlen të pritet. Dashuria është emocion që duhet të përjetohet krejtësisht.
Por, njëkohësisht është e rëndësishme ta dini vlerën që keni dhe asnjëherë të mos merrni më pak se ç’meritoni. Qëndroni edhe beqare nëse është nevoja, por pritni për gjërat e vërteta.
Zgjidheni një person i cili vërtet kujdeset për ju dhe përkushtohet t’ju ndryshojë e t’ju bëjë më të lumtur, transmeton Telegrafi.
1. Gjejeni dikë që nuk mund të qëndrojë larg jush
Gjejeni një mashkull i cili asnjëherë nuk dëshiron t’ju lë. Dikë i cili e shijon çdo moment kur është me ty dhe i cili dëshiron t’ju sheh çdo ditë.
Një person që vërtetë ju dashuron dhe nuk ngopet duke qëndruar me ju çdo orë, çdo minutë dhe çdo sekondë të ditës.
2. Qëndroni beqare derisa ta gjeni dikë që ju thërret në telefon për të parë a jeni mirë
Mos u lidhni asnjëherë me dikë që nuk ka kohë t’ju sheh apo të kujdeset për ju. Mos e gjeni një mashkull pa konsideratë që luan lojëra fëmijësh dhe nuk i shprehë emocionet e vërteta.
Qëndroni beqare nëse është nevoja, por pritni për personin e duhur që ju tregon se dashuria nuk ka limite.
3. Zgjidheni dikë që nuk frikësohet t’jua shprehë emocionet më të thella
Dashuria është diçka që duhet të përjetohet në tërësi. Është emocion i cili duhet ta konsumojë shpirtin tonë dhe të na ndihmojë të përjetojmë sensacionin sublim të lirisë.
Nëse një person nuk lodhet për ta zhveshur shpirtin e vet para jush dhe t’i zbulojë sekretet më të errëta që i ka, atëherë nuk është dashuri.
4. Lidhuni me dikë që ju bën të ndieni gjëra që asnjëherë nuk i keni ndjerë më parë
Pritni për këtë moment, për shkak se kur ai vjen, ju do ta kuptoni.
5. Bëhuni me dikë që ndihet krenar që ju ka
Lidhuni me një mashkull i cili nuk frikësohet t’ju përgëzojë për të gjitha të mirat që i keni dhe arritjet tuaja.
Lidhuni me një mashkull i cili e feston çdo hap që e ndërmerrni dhe që nuk i fsheh sukseset tuaja.
Jeta është shumë e shkurtë për ta shpenzuar me njerëz të gabuar! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Mami! Po më dhemb koka!
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën