LAJMI I FUNDIT:

“Qëndroi vetëm 10 sekonda në seancë, administrata mos t’i jap asnjë mëditje”– Konjufca tregohet i ashpër me deputeten Albena Reshitaj

“Qëndroi vetëm 10 sekonda në seancë, administrata mos t’i jap asnjë mëditje”– Konjufca tregohet i ashpër me deputeten Albena Reshitaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përfunduar punimet e seancës së sotme të Kuvendit në mungesë të kuorumit.

Në momentin kur në rend ishin votimi i disa pikave që kanë mbetur nga seanca e 19 janarit, njëri nga deputetët lëshoj seancën duke pamundësuar kështu vazhdimin tutje të kësaj seance.


“Një deputet e lëshoi seancën mbetëm vetëm 60 nuk kemi kuorum për zhvillimin më tutje të kësaj seance”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari gjithashtu kërkoi nga administrata e Kuvendit që deputetes Albena Reshitaj të mos i jepet mëditja për sot, pasi që e njëjta sipas Konjufcës qëndroi vetëm 10 sekonda në sallë, shkruan Telegrafi.

“I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë qëndroi vetëm 10 sekonda doli dhe e vendosi nënshkrimin nuk ka më kështu”, tha Konjufca.

Paraprakisht para përfundimit të seancës, Konjufca propozoi që disa pika të mos hidheshin në votim pasi që opozita nuk ishte prezentë.

“Meqenëse mungon opozita nuk janë kushtet objektive dhe nuk do të ishte e ndershme të zhvillohej procesi i votimit pa ta edhe pse janë kushtet për votim.

Formimi i komisionit Ad-hock për përzgjedhjen e një anëtari të bordit të RTK-së, Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Ankesave të Mediave dhe Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë

Të gjitha këto pika si Kryetar i Kuvendit propozoj të bëhen pjesë e seancës së radhës kur të vije edhe opozita. Propozoj që të shtyhet edhe interpelanca e kryeministrit Albin Kurti meqenëse propozuesi nuk është i pranishëm në seancë”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori