LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi 48 vite në burg pa kryer krim, amerikani lirohet në moshën 70-vjeçare – flet për herë të parë për kohën sa qëndroi prapa grilave

Qëndroi 48 vite në burg pa kryer krim, amerikani lirohet në moshën 70-vjeçare – flet për herë të parë për kohën sa qëndroi prapa grilave

Glynn Simmons shikoi nga dritarja e ulëses së pasagjerit teksa ngiste një mik veturën në autostradë në Tulsa, Oklahoma, SHBA.

Vështrimi i tij ishte fiksuar në qiellin e natës të ndriçuar nga yjet. Ishte një pamje që 70-vjeçari nuk mundi ta dëshmonte për gati gjysmë shekulli, pasi pjesën më të madhe të jetës e kaloi në burg për një vrasje që nuk e kreu, transmeton Telegrafi.


“Është emocionuese të shikosh ndryshimin e stinëve, gjethet që bien, disa gjëra të thjeshta që nuk mund t’i shihja në burg. Nuk mund ta shijoja atë”, tha Simmons për BBC.

Simmons u la i lirë nga burgu në korrik 2023. Në dhjetor, u shpall i pafajshëm për vrasjen e vitit 1974 të Carolyn Sue Rogers.

Ishte gabimi më i madh gjyqësor në SHBA. Dënimi i tij u anulua pasi gjykata e qarkut konstatoi se prokurorët nuk ua kishin dorëzuar të gjitha provat avokatëve mbrojtës, duke përfshirë se dëshmitari kishte identifikuar të dyshuar të tjerë.

Ishte 22 vjeç kur ai dhe i pandehuri Don Roberts u dënuan me vdekje në 1975. Më vonë dënimi më i rëndë u ndryshua në burgim të përjetshëm.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e kam humbur besimin. Shumë herë”, tha Simmons.

Duke folur për BBC këtë javë për lirimin e tij, betejën e tij me kancerin në fazën e katërt dhe shpresën që e ka mbajtur të kalojë 48 vjet pas hekurave.

“Pafajësia të ndihmon të ruash besimin tënd. Do të gënjeja nëse do të thosha se e bëja” të humb besimin, shumë herë. Por besimi është si goma – zgjerohet dhe tkurret”, shtoi ai.

Në janar 1975, Simmons ishte një nga disa personat e arrestuar në një festë me “akuza të rrejshme grabitjeje”.

Ata e sollën atë në stacion, ku policët i kërkuan të qëndronte në radhë për të identifikuar autorin e një vrasjeje të ndodhur një muaj më parë gjatë një grabitjeje të një dyqani pijesh alkoolike në periferi të Oklahoma City.

Vrasja e Carolyn Rogers, e cila punonte si shitëse kur u qëllua në kokë, ende nuk ishte zbardhur.

“Sapo kisha mbushur 21 vjeç. Nuk kisha përvojë paraprake me sistemin e drejtësisë penale. Nuk e dija se kisha të drejtën e një avokati, të drejtën për të refuzuar pjesëmarrjen. Nuk e kisha idenë”, tha Simmons.

Një grua që u qëllua në kokë gjatë një grabitjeje në një dyqan duhet ta kishte njohur të dyshuarin për vrasjen vetëm disa ditë pasi doli nga spitali.

Ajo nuk e identifikoi Simmons si autor. Në vend të kësaj, ajo tregoi të paktën tre persona të tjerë për identifikim, sipas avokatit të Simmons, Joe Norwood.

Sidoqoftë, Simmons u dënua me vdekje, edhe pse pretendonte se kishte qenë në Luiziana në kohën e vrasjes.

“Unë nuk e quaj një dështim të drejtësisë. Nuk ishte një gabim. Ishte një veprim i qëllimshëm. Ishte një shpërfillje e vetëdijshme e drejtësisë”, tha Simmons për BBC. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori