LAJMI I FUNDIT:

Qendra që identifikon në ‘kohë reale’ prishjet në rrjetin elektrik (Video)

Qendra që identifikon në ‘kohë reale’ prishjet në rrjetin elektrik (Video)

KEDS ka krijuar Qendrën Dispeçerike e cila merret me identifikimin e prishjeve në kohë reale në rrjetin elektrike. Po ashtu aty identifikohen edhe zonat e sakta se ku ka mungesë të energjisë eklektike

Bujar Jupaj menaxher i sistemit të operimit në KEDS, ka thënë se kanë punuar në dy programe që prishjet të identifikohen sa më shpejtë.


“Gjatë vitit 2018 kemi punuar në dy sisteme të cilët e ndihmojnë dhe përshpejtojnë që konsumatori të ketë një kualitet të energjisë si dhe evidentimi i prishjes të jetë i shpejt e po ashtu edhe rregullimi i tyre duke marr informata përmes një programit”, tha Jupaj gjatë një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com.

Sipas tij, Qendra Dispeçerike në KEDS, në rastet kur ka prishje mundëson gjetjen e prishjes në rrjet në mënyrë sa më të shpejtë.

“Kurse Kosovanet, është projekt i cili gjithë sistemin nga ankesat e konsumatorëve si dhe thirrjet në CallCenter vijnë në Qendrën Dispeçerike edhe e mundësojnë gjetjen e saktë se ku është prishja”, ka bërë të ditur Bujar Jupaj, menaxher i sistemit të operimit në KEDS.

Po ashtu, ky sistem në këtë qendër tregon sesa janë kërkesat për energjie elektrike, sa ka prodhim në blloqet e KEK-ut e sa importohet. /Telegrafi/