Qendra Humanitare e cila ndodhet në Nish është duke u përdorur nga Rusia për qëllime të shërbimeve sekrete.
Dhe se kjo Qendër nuk ka të bëjë me asgjë humanitare.
Sipas drejtorit ekzekutiv të SEES, Agim Musliu në këtë Qendër bëhen trajnime të personelit me armë të gjata.
“Kur është pyetje Qendra Humanitare në Nish, unë pajtohem me konstatimin se i vetmi fakt nga ajo që thuhet, është ajo gjendet në Nish. Asgjë tjetër. Nuk ka të bëjë asgjë me punë apo veprim humanitar. Është një qendër klasike e spiunazhit rus, e cila përdoret për punët e shërbimit sekret rus. Në një qendër humanitare nuk bëhen trajnime me armë të gjatë dhe nuk ka punëtorë të sigurisë më armë të gjata”, thotë Musliu në dokumentarin “VIRSUSSIA”.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Studime Euro-Atlatike, Jelena Miliq thotë se qëllimi i Rusisë është të fitoj statusin diplomatik për këtë Qendër.
“E vetmja gjë e vërtetë nga ajo Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, është fjala Nish. Unë besoj në atë, se qëllimi i Rusisë është insistimi që ky status të fitohet, ndoshta edhe në funksion të frikës, se politika perëndimore tani në partneritet institucional, siç është Mali i Zi që është anëtare i NATO-së, do të kërkojë përgjigje për lloj-lloj operacionesh hibride që Rusia, ndër vite ka kryer në Serbi”, thotë Miliq.
Ajo shton se kjo Qendër nuk e ka prioritet reagimin në situata të jashtëzakonshme.
“Sidoqoftë kjo Qendër nuk është treguar shumë aktive, sidomos kur shpërthyen zjarret para do kohësh dhe disa fatkeqësi të tjera natyrore. Por ajo që vërehet është se Qendra, nuk e kishte prioritet reagimin në situatë të jashtëzakonshme”, shton ajo.
Për ish-zëvendëskryeministrin serb, Zharko Koraq kjo Qendër është “shtet brenda shtetit serb”.
“Ajo ngre shume pyetje, këtë e di sigurt që rusët ushtrojnë një presion të madh që Qendra Humanitare ne Nish, të marr statusin diplomatik, e statusi diplomatik nënkupton, që ju nuk mund të hyni me asnjë kusht në atë hapësirë dhe të gjitha dërgesat me aeroplanë dhe helikopter çdo gjë që vjen, ju nuk keni çasje nuk mund të kontrolloni asgjë, kjo atëherë i bie ‘shtet brenda shtetit’. Rusia insiston dhe bënë presion që kjo qendër të marrë statusin diplomatik, por, që këtë status nuk ka arritur ta marr”, pohon Koraq.
Në fund, ai tregon se shembull e tërmetit në Shqipëri, e cila kjo Qendër nuk kishte shkuar për të intervenuar.
“Ende nuk dihet se çka është ajo në fakt, por, njerëzit në fakt e kanë kuptuar këtë. Për shembull, ndodhi tërmeti në Shqipëri, shkuan shpëtimtarët nga Beogradi, shkuan nga Mali i Zi, ndërsa që Qendra nuk lëvizi fare. Edhe pse ishte një ngjarje humanitare në pyetje, ishte jeta njerëzore, dhe s’kishte të bëjë asgjë as me ideologji e as përkatësi nacionale. Çfarë Qendre është ajo që nuk bën asgjë kur ka ndonjë krizë humanitare?”, përfundon ai. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert