LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë: Në total 11 policë të infektuar me COVID-19, 244 të tjerë janë vetizoluar

Drejtori i Policisë: Në total 11 policë të infektuar me COVID-19, 244 të tjerë janë vetizoluar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se 7 policë të Kosovës të prekur me COVID-19 janë në shërim e sipër.

Qalaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka folur për rastin e suspendimit të Drejtorit të Njësisë Speciale.


“Ju e dini që fatkeqësisht që Drejtori i Njësisë Speciale bashkë me një zyrtarë tjetër të Njësive Speciale ka vendosur të dalë në një lloj pikniku me disa qytetarë e që ka qenë një shkelje mjaft serioze pasi ne është dashur të jemi shembull e të ndihmojmë qytetarët të mos shkelin ato masa”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Komandanti i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gërguri, është suspenduar nga puna me 21 prill pasi tri ditë para kësaj date ai kishte dalë për piknik me disa qytetarët tjerë të Kosovës.

Qalaj ndryshe është shprehur mjaft i kënaqur me punën e policisë së Kosovës në këtë kohë pandemie.

Ai ka thënë se të gjitha orët shtesë do të paguhen ashtu siç ka ndodhur në vazhdimësi.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit dhe deri sot nuk ka ndodhur që të vonohet pagesa për orët shtesë”.

Qalaj ka treguar edhe numrin e policëve të prekur direkt nga coronavirusi.

Qalaj: Kam kërkuar që policëve t’u paguhen 100 euro shtesë në muaj për ushqim
Lexo po ashtu Qalaj: Kam kërkuar që policëve t’u paguhen 100 euro shtesë në muaj për ushqim

“Në total kemi pasur gjithsejtë 11 policë të infektuar me COVID-19. Katër prej tyre tashmë janë shëruar dhe të tjerët janë në shërim e sipër. Po ashtu kemi një numër të madh të policëve që janë të vet izoluar pasi që kanë qenë jashtë vendit në trajnime të ndryshme apo për shkaqe tjera”, tha ndër të tjera Rashit Qalaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori