LAJMI I FUNDIT:

“Qava sepse ishte shumë i frikësuar”, Lukaku tregon ndjenjat e tij pas sulmit të Eriksenit

“Qava sepse ishte shumë i frikësuar”, Lukaku tregon ndjenjat e tij pas sulmit të Eriksenit

Romelu Lukaku ka folur për frikën e tij kur e ka parë dhe dëgjuar për sulmin në zemër të bashkëlojtarit të tij, Christian Eriksen.

Eriksen ra pa ndjenja në fushë në minutën e 43-të në ndeshjen e Danimarkës ndaj Finlandës të shtunën mbrëma, situatë që tronditi botën e futbollit.

Për 15 minuta nuk dihej nëse Eriksen do të shpëtonte dhe vetëm pas kësaj kohe dhe intervenimin bravuroz të ekipeve mjekësore, mesfushori arriti të këndellet dhe të niset për spital.

Italia i ndalon me ligj sportistët me anomali kardiake, Eriksen nuk ka gjasa të luajë në Serie A nëse konfirmohet sulmi në zemër
Lexo po ashtu Italia i ndalon me ligj sportistët me anomali kardiake, Eriksen nuk ka gjasa të luajë në Serie A nëse konfirmohet sulmi në zemër

Kjo situatë bëri që e gjitha bota e sportit të çoj mesazh në mbështetje të Eriksenit, ndërsa nuk munguan edhe mbështetjet nga bashkëlojtarët dhe ish-bashkëlojtarët e tij.

Njëri nga të parët që i doli në mbështetje ishte sulmuesi Lukaku, i cili golin e shënuar në ndeshjen e Belgjikës ndaj Rusisë, ia dedikoi pikërisht Eriksenit.

Lukaku shënojë edhe golin e dytë në fitoren 3-0 të Belgjikës, ndërsa pas ndeshjes tregoi ndjenjat që përjetoi pas sulmit të bashkëlojtarit të tij te Interi.

Lukaku shënon ndaj Rusisë, golin ia dedikon Eriksenit
Lexo po ashtu Lukaku shënon ndaj Rusisë, golin ia dedikon Eriksenit

“Po, unë qava shumë sepse ishte i frikësuar. Ne përjetuam shumë gjëra së bashku për një vit e gjysmë”, ka thënë fillimisht Lukaku pas fitores së Belgjikës ndaj Rusisë.

“Unë kaloj më shumë kohë me të sesa me familjen time dhe mendja ime ishte te ai, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tij”, përfundoi sulmuesi belg. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori