LAJMI I FUNDIT:

Qasje të drejtpërdrejtë me veturë, pishina panoramike, tarraca dhe kopshte – vilat luksoze të Lamborghinit në Spanjë

Qasje të drejtpërdrejtë me veturë, pishina panoramike, tarraca dhe kopshte – vilat luksoze të Lamborghinit në Spanjë

Nëse një suitë hoteli me temë Porsche është shumë e vogël për dikë, atëherë Lamborghini dhe DarGlobal ofrojnë një zgjidhje edhe më të mirë, pikërisht vilat luksoze që do të ndërtohen në Spanjë.

Në fakt, është një kompleks i quajtur Tierra Viva, i cili përfaqëson projektin e parë rezidencial të Lamborghini në Evropë dhe që përbëhet nga 53 vila “të frymëzuara nga dizajnet legjendare të makinave super sportive”.


Më saktësisht, janë tri lloje të vilave: Diamante (gjashtë dhoma gjumi), Zafiro (pesë dhoma gjumi) dhe Esmeralda (katër dhoma gjumi). Çdo vilë ka dizajnin e vet paksa të ndryshëm, ndërsa të gjitha do të kenë qasje të drejtpërdrejtë me veturë, pishina panoramike, tarraca dhe kopshte.

Vilat fantastike me një dizajn minimalist dhe të nivelit të lartë do të pozicionohen në lartësi të ndryshme në mënyrë që secila prej tyre të ofrojë “pamje panoramike të Detit Mesdhe”.

Brendësia do të ketë një përfundim premium të frymëzuar nga automjetet Lamborghini dhe mund të priten dysheme mermeri dhe lëkurë cilësore. Plani i katit të hapur do të lejojë mbajtjen e festave. Dhomat e gjumit do të kenë shtretër ‘lundrues’ dhe drita që zbresin nga tavani.

Kompleksi Tierra Viva do të vendoset në Benahavis që është disa minuta larg nga Marbella. Sipas Lamborghini, ky vend ofron qasje të lehtë në pika të ndryshme interesi duke përfshirë plazhin Puerto Banus, Marbella Club Golden Mile dhe Marbella Marina.

Projekti është aktualisht në zhvillim dhe do të përfundojë në vitin 2027. Deri më tani nuk ka informacione se sa do të kushtojnë vilat, por projekti kap vlerën e rreth 282 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Joga
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori