LAJMI I FUNDIT:

Qasja në drejtësi në Maqedoni

Qasja në drejtësi në Maqedoni

Në kuadër të projektit Qasje në të drejtat në Maqedoni, në dy muajt e kaluar u zbatuan tre sesione për edukim juridik të qytetarëve të vendit në aspekt të marrëdhënieve të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktivitetet u organizuan në Shtip, Strumicë dhe Manastir. Qëllimi i sesioneve është edukimi i qytetarëve për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve juridike me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Planifikohen edhe dy sesione në Shkup dhe Kumanovë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërkaq zbatohet nga ana e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedonia, në partneritet me Komitetin e Helsinkit në Maqedoni, Qendrës kombëtare rome në Kumanovë, EHO organizata edukative-humanitare e Shtipit, Qendra kulturore rinore në Manastir dhe Izbor nga Strumica./Telegrafi/