LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Vendimi i INTERPOL-it ishte politik

Qalaj: Vendimi i INTERPOL-it ishte politik

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL tha se procesi i sotëm nuk ka të bëjë me vendime policore, por me vendime politike.

Qalaj në një prononcim për media nga Dubai tha se vendimet do duhej të ishin policore, e jo politike.


“Ajo që ndodhi sot në Asamble, ju siguroj që s’ka të bëjë asgjë më fushën e policisë, por me politikën. Shumica e delegacioneve kanë thënë që ende nuk kemi qëndrim politik. Vendimet do duhej të ishin policore, por fatkeqësisht ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë Qalaj.

Ai po ashtu tha se Kosova sërish vitin e ardhshëm do të bëjë përpjekje që të anëtarësohet në INTERPOL.

“Ajo që ndodhi nuk na dëshpëron, është keq që do të humbim kohë. Policia e Kosovës prapë do të bëj përpjekje që të hyj vitin e ardhshëm në INTERPOL. Konsideroj që edhe INTERPOL-i ka nevojë për Kosovën”, u shpreh ai.

Shefi i Policisë së Kosovës potencoi se vendimi i marr sot nuk e dëmton vetëm Kosovën.

“Nuk është e imja që të komentoj pyetje të tilla. E di që është bërë punë mjaft e madhe në këtë proces. Të gjithë kemi funksionuar si një ekip. Nuk e dëmton vetëm Kosovën, por edhe mbarë botën. Motoja kryesore e jonë ka qenë ‘krijimi i rrjeteve, që të luftohet krimi i organizuar kudo në botë’”, tha tutje Qalaj.

Ndryshe, votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori