LAJMI I FUNDIT:

Qalaj për ndryshimet në Polici: Na duhet një dinamikë e re (Video)

Qalaj për ndryshimet në Polici: Na duhet një dinamikë e re (Video)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në Policinë e Kosovës janë bërë reforma të brendshme dhe do të vazhdojnë të bëhen.

Qalaj këtë deklaratë e bëri të ditur në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ku tha se reformat janë duke u bërë në dy drejtime.


“Policia e Kosovës duhet të reformohet nga brenda, në mënyrë që të përmirësojnë  atë çka është e mundur. Ato reforma kanë qenë në dy drejtime: reforma në çështjen e qasjes ndaj punës dhe dinamika e re nëpër drejtoritë e ndryshme në kuadër të stacionit të Policisë së Kosovës. Ne fillimisht kemi bërë një ristrukturim në kuadër të organizatës, kemi rishqyrtuar statusin organizativ, kemi shtuar disa organizma pasi më herët nuk i kemi pasur… Njësinë e inspektimit, njësinë e integrimit, për konflikt të interesit nuk i kemi pasur. Pastaj me strukturimin e ri kemi forcuar edhe drejtoritë rajonale, njësit kundër krimeve kibernetike, kemi bërë divizion të standardeve profesionale, kemi bërë disa ndryshime tjera të cilat do të kenë ndikim shumë pozitiv në Policinë e Kosovë. Në këtë rast kemi bërë ripozicionimet e kolegëve tanë të ndryshëm, me një qëllim që të gjejmë njerëz me integritet sa më të mirë”, u shpreh Qalaj.

Për Policinë e Kosovës sipas Qalaj, është krijimi i një sistemi të reformuar brenda në këtë institucion i cili do të jetë në interes të tyre.

“Reformat do të vazhdojnë dhe jemi duke punuar bashkërisht me një projekt të Bashkimit Evropian mbi reformat në polici. Është një projekt trevjeçar i cili ka për detyrë që strukturën organizative të Policisë së Kosovës, ta bëjë njëjtë me strukturën organizative me policinë demokratike në vendet perëndimore. Edhe ndryshimet e fundit që janë bërë, janë bërë në linjë me këtë projekt. Në vazhdimësi jemi duke punuar se çka mund të bëjmë më mirë për Policinë e Kosovës, dhe reforma do të vazhdojnë gjithmonë”, theksoi Qalaj.

Sa i përket planifikimeve të Policisë së Kosovës për këtë vit, Qalaj tha se kanë në plan disa çështje si ajo e komunikacionit rrugor, e krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si dhe shërbime tjera që qytetari të jetojë i sigurt në vendin e tij.

I pyetur për rastin e policit në komunën e Drenasit, për dyshimet se ka kryer abuzim seksual ndaj së miturës, ai tha: “Ai është një rast fatkeqësisht që ka ndodh dhe dyshohet që rreshteri i policisë ka bërë një vepër të tillë ‘keqpërdorim i një vajze të mitur’. Mirëpo do të ishte keq nëse policia, prokuroria mos ta trajtonin rastin si duhet. Mirëpo janë marr të gjitha masat e duhura ndaj disa personave në këtë rast edhe zyrtarit policor, dhe kjo nuk e dëmton imazhin e Policisë së Kosovës. Trajtimi i këtij rasti ka qenë mjaft i shpejt dhe reagimi i qytetarëve ka qenë i duhuri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori