LAJMI I FUNDIT:

Qalaj dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it në largim, flasin për gjendjen e sigurisë

Qalaj dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it në largim, flasin për gjendjen e sigurisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se drejtori i Përgjithshëm, Rashit Qalaj ka pritur sot në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në largim, gjeneral Janos Csombok, si dhe zëvendëskomandantin e ri të KFOR-it Gjeneral Reinhard Ruckenstuhl.

Në njoftim thuhet se në këtë takim është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend.


“Në takimin i cili u realizua sot 03.10.2018 në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, priti në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në largim Gjeneral Janos Csombok, si dhe zëvendëskomandantin e ri të KFOR-it Gjeneral Reinhard Ruckenstuhl. Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellët në interes të sigurisë dhe krijimit të një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. Në shenjë mirënjohje Drejtorit Qalaj iu nda një Letër falënderim nga zëvendëskomandanti i KFOR-it”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/