LAJMI I FUNDIT:

Çahet akuariumi që mbante 13 peshkaqenë, tmerrohet një qytet i tërë (Foto/Video)

Çahet akuariumi që mbante 13 peshkaqenë, tmerrohet një qytet i tërë (Foto/Video)

Një akuarium prej xhami që po mbante 13 peshkaqenë është çarë, me ç’rast uji filloi të rrjedh rrugëve.

Pamjet e filmuara me kamerë amatore ngjajnë shumë me skenat e filmave horror, ku derisa uji po derdhej nëpër rrugë, peshkaqenët brenda akuariumit shikonin dhe dukeshin që mezi po presin të dalin për ta sulmuar dikë, transmeton Telegrafi.


Pas kësaj situate të krijuar ekipet emergjente janë shfaqur në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin Mazatlan në pjesën perëndimore të Meksikës.

Një pjesë e akuariumit prej 80 centimetra i ndërtuar nga qelqi akrilik ishte çarë, duke shkaktuar rrjedhje të ujit por edhe panik në mesin e qytetarëve, por për fat të mirë pjesa nuk ishte aq e madhe sa që peshkaqenët të dalin nga ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
U kërkoi nga pesë dollarë pjesëmarrësve në ditëlindjen e vajzës, kritikohet ashpër nëna nga Teksasi

U kërkoi nga pesë dollarë pjesëmarrësve në ditëlindjen e vajzës, kritikohet ashpër nëna nga Teksasi

Interesante
Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Interesante
Kalo në kategori