LAJMI I FUNDIT:

PZAP jep sqarime shtesë rreth vendimeve për ankesat nga subjektet politike

PZAP jep sqarime shtesë rreth vendimeve për ankesat nga subjektet politike

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendim lidhur me ankesat e bëra nga subjektet politike pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PZAP thotë se sipas afateve ligjore ka vendosur për të gjitha ankesa, teksa thotë se vendimet janë duke u publikuar në ueb-faqen zyrtare të PZAP-it, transmeton Telegrafi.

“Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në afate prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-it nga pala. Ndërsa Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre ankesave nga Gjykata Supreme e Kosovës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre ankesave nga palët në Gjykatën Supreme të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vendimet e publikuara deri tani mund t’i gjeni duke klikuar KËTU:

Njoftimi i plotë:

Siç jeni të informuar me kohë, subjektet politike të cilat kanë paraqitur apele në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve janë si në vijim:

1. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK), për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja, për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 04/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

2. Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), ka paraqitur 3 (tre) apele, 1 (një) në emër të subjektit politik për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet dhe 2 (dy) apele në emër të dy kandidatit për shkak të mos certifikimit të tyre në Listën e kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këto 3 (tri) apele ju lutëm referojuni Vendimeve të PZAP-it, Anr. 05/2021 të datës 26.01.2021, Anr. 06/2021 i datës 26.01.2021 Anr. 07/2021 të datës 26.01.2021 të publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

3. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), për shkak të mos certifikimit të 1 (një) kandidati për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 08/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

4. Socialdemokratska Unija (SDU), për shkak të ndodhjes së 1 (një) kandidati shqiptar në Listën e kandidateve për deputet të këtij subjektit politik për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 14/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 15/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

6. NISMA Socialdemokrate, për shkak të mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 16/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

7. Lëvizja VETËVENDOSJE! për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 17/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në afate prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-it nga pala. Ndërsa Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre ankesave nga Gjykata Supreme e Kosovës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre ankesave nga palët në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare dhe të zbatueshme për të gjitha palët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori