LAJMI I FUNDIT:

PZAP dënon me 600 euro Iniciativën Qytetare të Xhafer Gashit në Obiliq

PZAP dënon me 600 euro Iniciativën Qytetare të Xhafer Gashit në Obiliq

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 600 euro gjobë Iniciativën Qytetare për Obiliqin të Xhafer Gashit.

Sipas vendimit të PZAP, gjoba është shqiptuar për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore dhe ankesën në PZAP e ka deponuar Lëvizja Vetëvendosje.


“Në ankesën e pretenduar nga Vetëvendosje pretendohet se kandidati për Kuvend Komunal të Obiliqit, Abdyrrahman Krasniqi dhe Alba Mirena përkrahëse e këtij subjekti, kanë thyer heshtjen zgjedhore duke bërë postime në llogaritë e tyre në Facebook, me përmbajtje elektroale”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Sipas PZAP-së, subjekti politik Iniciativa Qytetare për Obiliqin, i ka kundërshtuar pretendimet e ankuesit duke thënë se nuk ka pasur shkelje apo tentim për të thyer heshtjen zgjedhore.

Ndërsa në fund, PZAP-ja e ka cilësuar si të bazuar ankesën e Vetëvendosjes në Obiliq.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë, të enjten mori vendim për të anuluar procesin zgjedhor për kryetar të komunës së Hanit të Elezit.

Në këtë vendim urdhërohet organizim i sërishëm i votimit vetëm për kryetar të komunës.

Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën të dielën, më 17 tetor. /Telegrafi/

Vndimim e plotë të PZAP e gjeni KËTU 

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori