LAJMI I FUNDIT:

Python – gjuha programuese me rritjen më të shpejtë, vlerësohet gjuha e vitit

Python – gjuha programuese me rritjen më të shpejtë, vlerësohet gjuha e vitit

Python vazhdon të ngritët në radhët e gjuhëve më të njohura të programimit në botë.

Pse Python?


Çfarë e bën Python kaq të veçantë? Si ndodh që programuesit, të rinj dhe të moshuar, fillestarë dhe me përvojë, duan ta përdorin atë? Si ndodhi që kompanitë e mëdha adoptuan Python dhe zbatuan top produktet e tyre duke e përdorur atë?

Disa nga karakteristikat kryesore të kësaj gjuhe:
• Është e lehtë për të mësuar – koha e nevojshme për të mësuar Python është më e shkurtër se sa për shumë gjuhë të tjera; kjo do të thotë se është e mundur që programimi aktual të fillohet më shpejt
• Është e lehtë për t’u përdorur për të shkruar softuer të ri – shpesh është e mundur të shkruash kodin më shpejt kur përdor Python
• Është e lehtë të kuptohet – është gjithashtu shpesh më e lehtë për të kuptuar kodin e dikujt tjetër më shpejt nëse është shkruar në Python
• Është e lehtë për t’a marrë, instaluar dhe vendosur

Python ofron përfitime në integrimin e sistemeve. Nga njëra anë, ka një numër të madh të bibliotekave Python, përmes të cilave pothuajse çdo sistem i palës së tretë mund të integrohet. Nga ana tjetër, bibliotekat e shumë gjuhëve të tjera programuese mund të përdoren gjithashtu në Python.

Këto karakteristika tregojnë se janë përmbushur qëllimet që Guido van Rossum kishte para 20-vitesh kur krijoi Python dhe synonte qe gjuha programuese që po krijonte të ishte:
• e lehtë, mirëpo e fuqishme po aq sa konkurrentët kryesorë
• burim i hapur, kështu që kushdo mund të kontribuojë në zhvillimin e saj
• kodim që është aq i kuptueshëm sa edhe anglishtja e thjeshtë

Kompanitë kryesore që kanë përdorur Python

Disa nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare përdorin Python-in për aplikacionet e tyre janë Google, Facebook, NASA, Nokia, IBM, SGI Inc, Walt Disney Animation Feature, Yahoo!

Disa nga webfaqet e bazuar në Python janë: Dropbox, Quora, Instagram, Bit Torrent, YouTube, etj.

Edhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) po përdor Python për të ruajtur faqet e tyre te internetit.

Ku përdoret Python?

Python është votuar si gjuha më e preferuar e programimit të të gjitha kohërave. Tre aplikimet kryesore ku Python është përdorur janë:
• Zhvillimi i webit
• Shkencat e të Dhënave (duke përfshirë machine learning)
• Analiza e të Dhënave / Vizualizimi

Gjithashtu përdoret në zhvillimin e lojërave, aplikacioneve ne desktop, skriptim, kalkulime shkencore dhe matematikore Education Desktop GUIs, ne aplikacionet e biznesit, etj.

Kërkesa për programuesit Python

Përdorimi i Python si gjuhë programuese është rritur dukshëm dhe sot përdoret në mbarë botën. Kjo ka ndikuar që kërkesa për programuesit Python në industrinë e Teknologjisë të ketë rritje massive.

Rangimi

Gjuha e programimit Python ka fituar titullin “gjuha programuese e vitit” bazuar në indeksin TIOBE (e cila matë popullaritetin e gjuhës programuese). Python ka numrin më të lartë të pikëve të rangimit në vitin 2018 krahasuar me gjuhët e tjera programuese duke u bërë pjesë e gjuhëve të mëdha programimi si C, C + + dhe Java.

Përveç kësaj, Python është numër një në: AI programim, Statistical domain, scripting dhe writing system tests, lider në web programim në internet dhe në informatikë shkencore si dhe gjuha programuese të cilën e gjeni më së shpeshti të ligjëruar në Universitete në SHBA.

Të dhënat nga indeksi PYPL (sa shpesh kërkohen tutoriale në Google) në janar 2019 tregojnë se Python është renditur si gjuha e parë më e popullarizuar në mbarë botën me rritjen më të lartë në 5 vitet e fundit (15.8%).

AUK- Training and Development Institute është pjesë e Python Institute dhe ofron Trajnimin në Python Programming.

Për më shume informata rreth trajnimit klikoni KËTU apo na vizitoni.

Aplikoni tani!

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori