LAJMI I FUNDIT:

Pyetja që i ka bërë komandantët rusë “të kruajnë kokën”: Çfarë e ka bërë mbrojtjen ajrore të Ukrainës kaq të padepërtueshme?

Pyetja që i ka bërë komandantët rusë “të kruajnë kokën”: Çfarë e ka bërë mbrojtjen ajrore të Ukrainës kaq të padepërtueshme?

Çfarë e ka bërë mbrojtjen ajrore ukrainase kaq të padepërtueshme, pyesin komandantët ushtarakë rusë. Vetëm në muajin maj, Rusia nisi tetë sulme me raketa drejt kryeqytetit ukrainas. I fundit u krye në orët e para të mëngjesit të së martës dhe përfshinte të paktën 18 raketa të ndryshme dhe një tufë me drone.

Megjithatë, Kievi pretendon se ka shpëtuar “vetëm me një gërvishtje”, duke mohuar se raketat dhe dronët kanë goditur objektivat e tyre.


Ky mund të jetë një ekzagjerim – zyrtarët amerikanë besojnë se sistemi i mbrojtjes Patriot është dëmtuar – por, ekspertët thonë se është e qartë se diçka e jashtëzakonshme po ndodh.

Deri kohët e fundit, shumica e analistëve, madje edhe zyrtarët amerikanë të mbrojtjes, nuk ishin të bindur se mbrojtja ajrore ukrainase mund t’i zmbrapste sulmet ajrore ruse, transmeton Telegrafi.

Fondi i ndihmës ushtarake për ukrainasit mund të arrijë shumën e 3.5 miliardë eurove
Lexo po ashtu Fondi i ndihmës ushtarake për ukrainasit mund të arrijë shumën e 3.5 miliardë eurove

Në muajin prill, dokumentet e qeverisë amerikane që rrodhën në publik zbuluan se ukrainasve po iu mbarojnë raketat e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme të epokës sovjetike.

Alexander Rodnyansky, këshilltar ekonomik i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, së fundmi pranoi për CNN se mbrojtja ajrore e vendit të tij “nuk është shumë mirë”.

Këto vlerësime pasuan sulmin e 9 marsit, në të cilin Rusia gjuajti 84 raketa në qytetet kryesore anembanë shtetit ukrainas.

Me atë rast, edhe Kievi pranoi se gjashtë raketa balistike Kinzhal arritën t’i shpëtonin mbrojtjes kundërajrore.

Pra, çfarë ka ndryshuar në vetëm disa javë?

Përgjigja e qartë, të paktën në rajonin e Kievit, është vendosja e sistemeve të mbrojtjes ajrore amerikane Patriot, të cilat arritën në muajin e kaluar në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania dërguan nga një bateri Patriot në Ukrainë.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), raketat Patriot mund të godasin aeroplanë me lartësi të lartë dhe të mesme, raketa lundrimi dhe disa raketa balistike.

Patriotët

Patriotët kanë një reputacion kaq të fuqishëm sa që Rusia u përpoq menjëherë t’i shkatërronte ata.

Në të vërtetë, disa ekspertë besojnë se vala e sulmeve të këtij muaji ishte krijuar posaçërisht për të mposhtur Patriotët.

Sulmet e së martës në Kiev ndoshta i dëmtuan, por nuk i shkatërruan, një nga sistemet Patriot të Ukrainës, tha një zyrtar amerikan.

Por, qielli i ukrainasve nuk mbrohet vetëm nga Patriotët. Kievi ka marrë më shumë raketa të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme nga vendet e tjera të NATO-s, sipas CSIS.

Këtu përfshihen disa nga sistemet më të avancuara, si bateritë gjermane IRIS-T, dhe ato më pak të avancuara, si sistemi antiraketë Hawk, paraardhësi i Patriotit.

“Udhëheqësit ukrainas kanë deklaruar se sistemi IRIS-T ka pasur sukses në 90 për qind të rasteve”, shkroi Ian Williams i Projektit të Mbrojtjes Raketore në CSIS, duke shtuar se një donacion tjetër perëndimor, NASAMS i SHBA-së, kishte një shkallë suksesi 100 për qind.

Ukrainasit po arrijnë t’i shndërrojnë dronët civilë në armë vdekjeprurëse – me to po shkatërrojnë makinerinë luftarake ruse
Lexo po ashtu Ukrainasit po arrijnë t’i shndërrojnë dronët civilë në armë vdekjeprurëse – me to po shkatërrojnë makinerinë luftarake ruse

Pastaj janë armët që Ukraina i posedonte tashmë përpara shpërthimit të luftës, kryesisht sisteme të epokës sovjetike që përfshijnë raketat anti-ajrore me rreze të mesme veprimi S-300 dhe Buk M1.

Këto sisteme kishin një shkallë suksesi prej rreth 80 për qind në goditjen e raketave ruse të lundrimit, thuhet në raportin e CSIS.

Por, Kievit po i mbarojnë shpejt municionet e sistemeve të epokës sovjetike, sipas dokumenteve të zbuluara të SHBA-së dhe një raporti të CSIS.

“Ukrainasit do të duhet të kursejnë një numër të kufizuar raketash për objektivat me prioritet më të lartë – aeroplanët rusë ose raketat që shkojnë drejt objektivave më të ndjeshme”, thuhet në raportin e CSIS.

Përfundimi i furnizimeve

Disa pyesin veten nëse Rusia synon me sulmet e fundit të varfëron stokun e raketave kundërajrore të Ukrainës.

Të martën, Rusia nisi një breshëri sulmesh nga disa anë: raketat balistike Kinzhal u lëshuan nga aeroplanët luftarakë, raketat e lundrimit Kalibr u lansuan nga Deti i Zi dhe raketat Iskander u shkrepën nga toka, tha komandanti ushtarak ukrainas.

Sulmi erdhi nga veriu, jugu dhe lindja.

Sipas ritmit aktual të përdorimit të municioneve nga të dyja palët, pyetja që kërkon përgjigje – kush do të dorëzohet në luftën ajrore, besojnë disa analistët.

Kreu i Wagner thuhet se ofroi të zbulonte vendndodhjet e trupave ruse në Ukrainë – nëse Kievi përmbushte një kusht
Lexo po ashtu Kreu i Wagner thuhet se ofroi të zbulonte vendndodhjet e trupave ruse në Ukrainë – nëse Kievi përmbushte një kusht

“Niveli i lartë i aktivitetit të mbrojtjes ajrore pa dyshim synon kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe duket se taktikat ruse synojnë pikërisht shterimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Williams nga CSIS.

Por, Williams gjithashtu vuri në dukje se mbetjet e disa raketave ruse që goditën Ukrainën tregojnë se ato janë një inventar i ri, duke sugjeruar se arsenalet ruse gjithashtu mund të shterohen.

Dhe ka dyshime serioze për aftësinë e Moskës për të prodhuar armë të reja në sasi të mëdha, ndërkohë që sanksionet perëndimore pengojnë qasjen e saj në pjesët kritike.

Ndihma e re amerikane

Nga ana tjetër, mbështetësit perëndimorë po mundohen të vazhdojnë furnizimin me armatim të forcave të armatosura ukrainase.

Më 9 maj, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se do të dërgonte 1.2 miliard dollarë ndihmë për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe furnizimet e artilerisë.

Sipas një deklarate të Pentagonit, ndihma e SHBA-së do të përfshijë “sisteme dhe municione shtesë të mbrojtjes ajrore për të integruar lëshuesit, raketat dhe radarët e mbrojtjes ajrore perëndimore me sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Paketa përfshin gjithashtu municione për të rrëzuar sistemet ajrore pa pilot, shërbime komerciale të imazheve satelitore dhe mbështetje për aktivitetet e trajnimit, mirëmbajtjes dhe mbështetjes”, njoftoi Pentagoni.

Brenda Bakhmutit, aty ku po zhvillohet beteja më e përgjakshme e luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Brenda Bakhmutit, aty ku po zhvillohet beteja më e përgjakshme e luftës në Ukrainë

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar konfirmoi të hënën se do të dërgojë qindra raketa kundërajrore në Ukrainë.

Williams tha se mbështetja perëndimore do të jetë vendimtare në javët dhe muajt e ardhshëm, sepse e vetmja gjë që Rusisë nuk i mungojnë janë bombat e teknologjisë së ulët, të cilat mund të hidhen nga aeroplanët.

Nëse forcat ajrore ruse mund të operojnë mbi Ukrainë, ato mund të bëjnë shumë dëme.

“Në rast se Rusia arrin të shterojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe të fitojë epërsi në këtë fushë, lufta do të bëhet sfidë më e madhe për Ukrainën”, shkroi Williams.

“Për aq sa është e mundur, furnizimi me armë kundërajrore dhe pajisje të tjera të lidhura me mbrojtjen ajrore duhet të mbetet prioritet i lartë i paketave të ndihmës ushtarake perëndimore për të ardhmen e parashikueshme”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori