LAJMI I FUNDIT:

Putini po i shndërron të burgosurit në “mish për top” në Ukrainë – u ka bërë shumë premtime, por asgjë të shkruar në letër

Putini po i shndërron të burgosurit në “mish për top” në Ukrainë – u ka bërë shumë premtime, por asgjë të shkruar në letër

Presidenti rus Vladimir Putin po dërgon trupa në vijën e frontit në Ukrainë duke i “nxjerrë” nga burgjet me një reputacion famëkeq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këta ushtarë nga burgjet do të forcojnë radhët e forcave pushtuese me premtimin e gati 3300 eurove dhe “shlyerjen” e dënimit të tyre.


Rusia ka një histori të gjatë burgjesh brutale dhe ndërsa ato nuk janë aq ekstreme sa në ditët kur udhëhiqej nga diktatori vrasës Joseph Stalin, kushtet raportohen të jenë të vështira.

Për shembull, shkruan mediumi britanik “Mirror”, IK-2 në lindje të Moskës ishte vendi ku ishte vendosur lideri i opozitës Alexei Navalny.

Ai është mbyllur pasi kundërshtoi publikisht Putinin, duke e turpëruar shtetin me tregimet e tentativave për vrasje me Novichok, substanca vdekjeprurëse e përdorur në helmimet e Salisbury-t në vitin 2017.

Lufta e Ukrainës: Rrëfimi i mbledhësit të trupave të vrarë të Donbasit i cili thotë se “nuk po i numëron më”
Lexo po ashtu Lufta e Ukrainës: Rrëfimi i mbledhësit të trupave të vrarë të Donbasit i cili thotë se “nuk po i numëron më”

Hetimet në burg tregojnë për rrahje të rregullta nga rojet, mundime psikologjike të krijuara për të thyer të burgosurit dhe madje edhe për sulme seksuale.

Të burgosurit thuhet se janë zgjuar nga një thirrje alarmi në orën 6 të mëngjesit të himnit kombëtar rus.

Ndihma mjekësore gjithashtu nuk ofrohet përveç nëse të burgosurit janë jashtëzakonisht të sëmurë.

Vetë Navalny hyri në grevë urie në shenjë proteste kundër mungesës së kujdesit mjekësor që i ishte dhënë pas raportimit të dhimbjes së shpinës.

Navalny e krahasoi burgun me një “kamp miqësor përqendrimi” dhe ndërsa nuk kishte parë rrahje në burg, tha se nuk do të habitej nga raportimet e tyre.

Ai tani ndodhet në objektin “e keqtrajtimit” IK-6.

Siç shkruan më tej mediumi britanik, burgje të tjera famëkeqe përfshijnë burgun “Black Dolphin”, i quajtur sipas statujës së krijesës së detit të vendosur jashtë.

I vendosur pranë kufirit me Kazakistanin, burgu përmban të burgosurit më të këqij të Rusisë duke përfshirë kanibalë dhe vrasës serikë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Atje, të burgosurve u lidhin sytë kur ecin jashtë dhe detyrohen të përkulen kur dalin nga qelitë e tyre.

Ndërsa nuk ka gjasa që ata nga njësitë korrektuese si Black Dolphin të përfundojnë në vijën e frontit, Rusia ka relaksuar rregullat e saj për sa i përket rekrutimit të burgjeve.

Po sipas “Mirror”, skema “i burgosuri-ushtar” thuhet se drejtohet nga FSB, shërbimet e sigurimit shtetëror të Rusisë.

Perëndimi po përgatit një plan për të sulmuar Rusinë – pretendon presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko
Lexo po ashtu Perëndimi po përgatit një plan për të sulmuar Rusinë – pretendon presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko

Një anëtar i familjes së një të dënuari tha se të burgosurve u kërkohej të sulmonin ‘nazistët’ në Ukrainë, një pretendim i rremë i paraqitur nga Kremlini për luftën në Ukrainë.

“Atyre që mbijetojnë u premtohet një shpërblim prej 200,000 rubla [3300 euro] dhe një amnisti. Dhe nëse ai vdes, ata premtojnë t’i paguajnë familjes 5 milionë rubla [rreth 82000 euro]. Por këto janë të gjitha fjalë, nuk do të regjistrohen askund në letër”.

Ndryshe, raportet sugjerojnë se lufta e Putinit në Ukrainë nuk ka shkuar ashtu siç priste dhe shteti nuk e ka përditësuar numrin zyrtar të vdekjeve të trupave të vrarë që nga fundi i marsit.

Ai ende qëndron në 1351, pavarësisht se Kremlini pranon humbje “të rëndësishme” të trupave.

Vlerësimet janë të vështira për t’u dokumentuar zyrtarisht për shkak të fshehtësisë së shtetit rus dhe shifrat e nxjerra nga Ukraina, e cila thotë se 35,000 janë vrarë që nga shpërthimi i luftës, ka të ngjarë të ekzagjerohen.

Ndërkohë në prill, zyrtarët britanikë vlerësuan se rreth 15,000 ishin vrarë në luftë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori