LAJMI I FUNDIT:

Putini mund të sulmojë Moldavinë dhe shtetet e Baltikut – paralajmëron shefi i ushtrisë së Belgjikës

Putini mund të sulmojë Moldavinë dhe shtetet e Baltikut – paralajmëron shefi i ushtrisë së Belgjikës

Shefi i Mbrojtjes i Belgjikës ka theksuar shqetësimet për një kërcënim të mundshëm rus ndaj Moldavisë dhe shteteve baltike, gjatë një interviste të fundit me VRT News.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Evropa duhet të jetë e përgatitur për çdo dhe të gjitha mundësitë.


“… Unë mendoj se kemi të drejtë që jemi të shqetësuar. Gjuha e përdorur nga Kremlini dhe nga presidenti Vladimir Putin është gjithmonë e paqartë. Është e mundur që ata mund të hapin një front të dytë në një moment në të ardhmen, në Moldavi ose në shtetet baltike”.

Ukraina pritet të mobilizojë 500 mijë ushtarë shtesë në front, deklaroi Zelensky
Lexo po ashtu Ukraina pritet të mobilizojë 500 mijë ushtarë shtesë në front, deklaroi Zelensky

Duke tërhequr paralele me konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, admirali Hofman u bëri thirrje vendeve evropiane të jenë vigjilente, duke pretenduar se Moldavia dhe vendet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – mund të jenë objektivat më të mundshëm të radhës në agjendën e Rusisë.

Andaj, theksoi ai, kombet evropiane duhet të demonstrojnë aftësinë e tyre për të mbrojtur veten.

Ndërsa shtetet baltike kanë qenë prej kohësh të shqetësuara për agresionin rus, gjërat janë veçanërisht të tensionuara kur bëhet fjalë për Moldavinë, e cila ndan një kufi me Ukrainën.

Një shqetësim i veçantë është Transnistria, një rajon i diskutueshëm ku Kremlini ka ndikim të konsiderueshëm.

Shfaqen pamje të bisedës mes Zelenskyt dhe Orban, njeriut që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE
Lexo po ashtu Shfaqen pamje të bisedës mes Zelenskyt dhe Orban, njeriut që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE

Prej kohësh ekziston frika se Rusia mund të përdorë pretendimin e saj ndaj rajonit si një pretekst për agresion ushtarak, siç ka bërë jo vetëm në Ukrainë, por në vende si Gjeorgjia.

Tri vendet baltike janë nën mbrojtjen e NATO-s, por shumë thonë se nevoja për gatishmëri është vendimtare.

Një sulm nga trupat e Putinit mbi Estoninë, Letoninë ose Lituaninë do të përshkallëzonte në mënyrë dramatike tensionet dhe do ta detyronte aleancën të vepronte sipas politikës së saj të përgjegjësisë kolektive, një kërkesë që nuk zbatohet në rastin e Ukrainës jo-anëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori