LAJMI I FUNDIT:

Putin thotë se dërgimi i tankeve sovjetike në Hungari dhe Çekosllovaki ishte një gabim

Putin thotë se dërgimi i tankeve sovjetike në Hungari dhe Çekosllovaki ishte një gabim

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se vendimi i Bashkimit Sovjetik për të dërguar tanke në Hungari dhe Çekosllovaki për të shtypur protestat masive gjatë Luftës së Ftohtë ishte një gabim.

“Ishte një gabim”, citohet të ketë thënë Putin kur u pyet për perceptimet e Rusisë si një fuqi koloniale për shkak të vendimit të Moskës për të dërguar tanke në Budapest në vitin 1956 dhe në Pragë në vitin 1968, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Nuk është e drejtë të bësh asgjë në politikën e jashtme që dëmton interesat e popujve të tjerë”, ka thënë Putin, i cili në vitin 2022 dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Putin pretendon se Shtetet e Bashkuara po bëjnë të njëjtat gabime si Bashkimi Sovjetik.

Madje sipas tij, Uashingtoni “nuk kishte miq, por vetëm interesa”.

Kryengritja hungareze e vitit 1956 u shtyp nga tanket dhe trupat sovjetike. Të paktën 2600 hungarezë dhe 600 trupa sovjetike u vranë në luftime.

Komentet e Putinit për veprimet e Bashkimit Sovjetik në Hungari dhe Çekosllovaki duket se janë në kundërshtim me pikëpamjet e disave brenda rrethit të tij të brendshëm.

Në gusht, një libër historie i shkruar nga një prej këshilltarëve të Putinit, Vladimir Medinsky, pretendonte se Revolucioni Hungarez i vitit 1956 ishte një kryengritje fashiste e organizuar nga Perëndimi dhe thoshte se tërheqja e trupave sovjetike nga Hungaria në vitin 1990 kishte qenë një gabim.

Dhe politikanët dhe historianët hungarezë e kritikuan librin shkollor.

Szilard Demeter, drejtor i Muzeut Letrar Petofi, tha se “diktaturat çnjerëzore do të jenë ende çnjerëzore dhe diktatura, edhe nëse dikush fillon t’i portretizojë ato në një këndvështrim pozitiv”.

Ndërsa ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó komentoi: “Ka çështje në historinë hungareze për të cilat ne as nuk do të fillojmë një debat me askënd. Revolucionarët e 1956 janë heronjtë tanë”.

Bashkimi Sovjetik përbëhej nga 15 vende, por numëronte disa shtete të tjera satelitore, duke përfshirë Hungarinë dhe Çekosllovakinë, brenda sferës së tij të ndikimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori