LAJMI I FUNDIT:

Putin: Moska po kërcënohet nga Washingtoni

Putin: Moska po kërcënohet nga Washingtoni

Një mekanizëm raketash i vendosur nga SHBA në Rumani, me qëllim mbrojtjen e Amerikës dhe Evropës nga një sulm i të ashtuquajturve shtete të kuqe, është një hap drejt një tjetër lufte të ftohtë.

Kështu ka deklaruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili po ashtu kërkoi ndryshimin e buxhetit për t’iu kundërpërgjigjur çdo kërcënimi.

Në fjalën e tij përpara zyrtarëve kryesorë të mbrojtjes dhe forcave ushtarake, kreu i shtetit rus u shpreh se kjo lëvizje e SHBA-ve ka si qëllim të bllokojë arsenalin bërthamor të Rusisë.

“Nuk është një sistem mbrojtës. Kjo është një strategji e SHBA për të sjellë armët nukleare në periferi të Rusisë siç është në këtë rast Rumania. Ata që morën këtë vendim duhet të dinë se deri më tani kanë jetuar në paqe e siguri, por tashmë që ato raketa ndodhen aty ne jemi të detyruar të mendojmë se federate ruse është nën kërcënim.

Më tej, Putin theksoi se shteti që ai drejton nuk do të përfshihet në këtë garë bërthamore, por do të vazhdojë të ndërtojë armë për forcat e saj ushtarake dhe flotën detare, dhe do të vijojë të shpenzoj në mënyrë që të ruajë balancat me të tjerët.

Ai po ashtu tha se kërcënimi bërthamor që vjen nga Irani nuk duhet të merret seriozisht, pasi u shfrytëzua nga Uashingtoni për të ndërtuar mburojën me raketa.

Të enjten zëvendës sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Work, deklaroi se kjo mburojë e vendosur në Rumani nuk do të përdoret për të kërcënuar Rusinë.

Në trend Botë

Më shumë
Askush nuk e di se sa është ora në Hënë - shkencëtarët thonë se është urgjente ta kuptojmë

Askush nuk e di se sa është ora në Hënë - shkencëtarët thonë se është urgjente ta kuptojmë

Botë
Zgjedhjet më të përgjakshme në historinë moderne të Meksikës pritet t'u japin meksikanëve presidenten e parë grua

Zgjedhjet më të përgjakshme në historinë moderne të Meksikës pritet t'u japin meksikanëve presidenten e parë grua

Botë
Rreth 120 mijë protestues në Tel Aviv i bëjnë thirrje Netanyahut të miratojë marrëveshjen e armëpushimit të përshkruar nga SHBA-ja

Rreth 120 mijë protestues në Tel Aviv i bëjnë thirrje Netanyahut të miratojë marrëveshjen e armëpushimit të përshkruar nga SHBA-ja

Botë
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e

Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e "Luftës së Ftohtë" mes Rusisë dhe Ukrainës

Botë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Zelensky: Trump rrezikon të jetë president humbës nëse imponon një marrëveshje të keqe paqeje për Ukrainën

Zelensky: Trump rrezikon të jetë president humbës nëse imponon një marrëveshje të keqe paqeje për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori