Presidenti rus, Vladimir Putin tha të martën se ka mungesë të disa ilaçeve në Rusi, pavarësisht se vendi po prodhon më shumë barna të veta dhe sugjeroi grumbullimin e medikamenteve popullore për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

Reklama

Ndërsa barnat janë të përjashtuara nga sanksionet perëndimore të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, dërgesa e tyre në Rusi ndikohet nga transporti, sigurimet dhe barrierat doganore të shkaktuara nga lufta dhe masa të tjera kufizuese, thonë përfaqësuesit e industrisë, raporton skynews.

“Ka mungesë të disa ilaçeve, pavarësisht faktit se ne pamë se prodhimi i produkteve farmaceutike në tre tremujorët (e parë) të vitit të kaluar u rrit me rreth 22 për qind”, tha Putin gjatë një video-takimi me zyrtarët qeveritarë.

Reklama

“Gjashtëdhjetë për qind e barnave në treg janë vendase. Megjithatë, disa barna janë deficit gjersa çmimet janë rritur”, shtoi ai.

Reklama

I pari i shtetit rus shtoi se Rusia nuk ka kufizime në importin e barnave dhe se vazhdon të bashkëpunojë me prodhuesit e huaj.

Ai ka sugjeruar se Rusia mund të grumbullojë barna për sezonin e gripit në të njëjtën mënyrë që ndërton rezerva gazi gjatë përgatitjeve për dimër. /Telegrafi/