LAJMI I FUNDIT:

Pushteti duhet sakrifikuar për shtet, e jo shteti për pushtet

E gjitha duhej të kishte filluar qysh më 1999, por, kompozicionet, situata, gjeostrategjia e gjeopolitika dhe procesi politik botëror ishte i tillë, që Kosova nuk arriti të merrte atë që deshi – shtetin – deri më 2008, e më pas të fillojë një proces të ”normalizimit” të marrëdhënieve me shtetin fqinj verior, Serbinë (tek këtë vit).

Asgjë nuk është normale në mes të Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë as që ka qenë, madje vet Marrëveshja është jonormale, duke e marrë parasysh në cilat rrethana është arritur.


Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhen të dy vendet, Kosova me një milion probleme të brendshme, si dhe Serbia me një milion probleme të tjera, atëherë kursesi kjo Marrëveshje nuk mund të quhet normale, veçse e kushtëzuar.

Sidoqoftë, ajo çka lë përshtypje në gjithë këtë lëmsh dhe proces – nëpër të cilat po kalon Kosova – është pikërisht indiferenca dhe mungesa e vëmendjes së këtyre institucioneve për problemet e vërteta të qytetarëve.

Shteti i Kosovës, më në fund duhet të merret me problemet e brendshme të kësaj toke: papunësia e lartë, korrupsioni dhe kriminaliteti, rritja e numrit të vrasjeve dhe vetëvrasjeve, shkelja e të drejtave të njeriut në disa situata të caktuara, mos kontrollimi i veriut të Kosovës (ani pse po thuhet se është hartuar një plan për “menaxhimin” e situatës dhe të territorit atje), mbipopullimi i universiteteve (Universitetit publik) me studentë vetëm sa për t’i larguar ata dhe vëmendjen e tyre nga problemet e tjera të përditshme…

Mirëpo, jo vetëm këto institucione (qeveritare), por i tërë spektri politik kosovar, nuk e ka idenë se çfarë dëshiron. Ose, më mirë thënë: dinë se vetëm duhet kritikuar, ankuar e sulmuar në të katër anët – vetëm për ta hutuar, edhe ashtu shumë të hutuar, popullin e Kosovës.

Disa që kanë provuar pushtetin, e duan edhe më shumë; disa e duan me çdo kusht, pasi nuk e kanë shijuar kurrë. Por, ajo çka ne e duam si qytetarë të Kosovës, të cilët kemi sakrifikuar më shumë se çdokush tjetër për këtë vend, duam jetë më të mirë, më pak brenga, më pak fjalë e më shumë vepra.

Fatkeqësisht, nuk ka alternativë, nga asnjë për asgjë, duhen ndryshuar konceptet e të bërit politikë: pushteti duhet sakrifikuar për shtet, e jo shteti për pushtet.

Nuk duhen bërë deklaratat, paraqitjet, kritikat, zhurmat, protestat, marrëveshjet, politikat, sqarimet, konfuzitetet, bërtimat, bojkotimet e gjithçka tjetër… vetëm sa për të fituar vëmendjen e të huajve.

Shtëpia llugë, e doken e mirë te kojshia (mahalla) nuk ka funksionuar, e nuk ka për të funksionuar asnjëherë. Është pikërisht kjo mënyrë e të menduarit dhe vepruarit e cila ka qenë e instaluar nëpër shekuj te ky popull, më pas nga komunizmi, e tani edhe në “demokraci”, e që po na lë mbrapa e më mbrapa.

Kjo klasë politike, më shumë duhet të përkujdeset të ndërtojë imazhin e brendshëm, ngase imazhi i brendshëm është reflektim direkt në imazhin e jashtëm. Sepse, këta përfaqësues të popullit, nuk gëzojnë kurrëfarë imazhi pozitiv, që nga Morina e në Merdarë.

Hatri i kojshisë, e zeza e shpisë…

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Kalo në kategori