LAJMI I FUNDIT:

“Pushteti dhe opozita me koalicione joformale në zgjedhjet lokale”

“Pushteti dhe opozita me koalicione joformale në zgjedhjet lokale”

Partitë politike në të dyja taboret po bëjnë kalkulimet e radhës për zgjedhjet lokale, nga njëra në përzgjedhjen e emrave dhe me piketimin e premtimeve kyçe ndaja elektoratit, dhe nga ana tjetër edhe me bashkëpunimet e mundshme ndërmjet veti, qoftë edhe me koalicione joformale, shkruan gazeta Koha.

Pikërisht bastionet e partive në pushtet dhe atyre opozitare do të bëjnë pika referuese për të bashkëpunuar ndërmjet veti në rrethin e dytë zgjedhor, ndërsa në raste të caktuara nuk përjashtohet edhe bashkëpunimi që në rrethin e parë, kjo për ta ndihmuar njëra-tjetrën të shkojnë në rrethin e dytë zgjedhor, si për shembull në Strugë, Gostivar, Tetovë dhe në Qytetin Shkupit, por edhe në disa komuna rurale.


Burime nga OBRM-PDUKM për gazetën Koha theksojnë se në këtë parti “aktualisht janë duke u ndërtuar kauzat kundër LSDM-së me dështimin e saj me deponitë, zjarret dhe aspekte tjera, kjo që të krijohet bindja ndaj qytetarëve, sidomos atyre shqiptarë, se LSDM nuk është e aftë të qeverisë me vendin dhe të realizojë premtimet ndaj tyre”. Duke qenë të sigurt se në elektoratin maqedonas nuk mund t’i rivalizojë siç pret vetë LSDM-ja, nga OBRM-PDUKM po përpiqen që përmes dështimeve të LSDM-së të relativizojnë votën shqiptare që ishte e theksuar në zgjedhjet parlamentare dhe ishte kyçe që LSDM të marrë 49 deputete nga 33 sa kishte më herët.

Nga kjo parti, siç thonë këto burime, presin përsëri mbështetje tek romët, turqit dhe serbët, ndërsa synimet i kanë që të mbajnë Qytetin e Shkupi dhe qendrat kryesore, si Manastiri, Ohri, Shtipi, Gjevgjelia, Velesi, ndërsa kësaj radhe do të tentojnë të marrin edhe Kumanovën.

Nga ana tjetër, LSDM hynë me pretendime të mëdha që pas shumë vitesh qeverisje me pushtetit lokal të OBRM-PDUKM-së, kësaj radhe ta fitojnë atë në shumicën e komunave maqedonase, ndërsa me gjasa hynë edhe në disa komuna shqiptare, si Haraçina, Kërçova dhe Dibra, ku pritet të ketë kandidat shqiptar nga kjo parti.

Në LSDM, sipas burimeve anonime, presin mbështetje për qytetin e Shkupit nga partnerët shqiptar në qeveri BDI dhe ASH, meqë Shkupi është synimi kryesorë i kësaj partia, kurse emrat që përfliten janë ai i Petre Shilegovit, Damjan Mançevskit dhe Stevo Pendarovskit. Por në këtë mes, për LSDM-në nuk përjashtohet bashkëpunimi në rrethine dytë me subjektet politike shqiptare BDI, ASH, por edhe Lëvizja BESA, sidomos në komunat e qytetit të Shkupit por dhe rreth tij, si Buteli, Çairi, Gazi Baba, Karposhi Studeniçani, Saraji, Haraçina, Kumanova.

Nga partitë shqiptare, BDI në bllok hynë me synime në të gjitha komunat shqiptare, duke pasur si përparësi përvojën dhe qeverisjen afatgjate diku me performanca pozitive, kjo sipas asaj që thonë burime nga vetë strukturat e larta partiake. Vetëm në Kërçovë BDI mund të ketë bashkëpunime të hapura me partitë tjera shqiptare, përveç në mëdyshje është mbështetja e Lëvizjes BESA. Po sipas këtyre burimeve, BDI sa ai përket partive tjera mund të ketë bashkëpunim të heshtur me RDK-në e Vesel Memedit dhe në një pjesë e strukturave të UNITEIT të afërta me kryetarin Gëzim Ostreni.

Ndërkohë LR-PDSH pritet këto ditë të pranojë vendimin për emrin ri partiak nga organet shtetërore, pra të titullohet Aleanca për Shqiptarët para zgjedhjeve lokale. Burime nga kjo parti thonë se nga partitë maqedonase nuk përjashtojnë bashkëpunimin me LSDM për qytetin e Shkupit dhe ndihma t’i kthehet nga kjo parti në rajonin veriperëndimor, nga Vrapçishti e deri në Strugë.

Nga ASH po në komunat perëndimore, sidomos në Gostivar dhe Vrapçisht, presin përkrahje në rrethin e dytë nga Lëvizja BESA, të cilës mund t’ia kthejnë në komunat e pjesës veriore, si Çairi, Saraji, Studeniçani, Haraçina dhe Likova. Në raport me BDI-në, nga kjo parti thonë se bashkëpunimi mund të lidhet vetëm nga liderët partiak, edhe atë për rrethin e dytë zgjedhor duke përjashtuar Kërçovën, kjo pasi relacionet si partner qeveritar janë dëmtuar pasi BDI aktualisht po frenon të lëshojë disa nga drejtoritë që i takojnë ASH para zgjedhjeve lokale.

Sa i përket Lëvizjes BESA, ende është herët të thuhet nëse në bllok do të përjashton bashkëpunim në rrethin parë me partitë tjera, ndërsa në rrethin e dytë varësisht nga rezultate kjo parti llogarit në votat e LSDM-së, të ASH dhe të PDSH-së. Referuar burimeve partiake, Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale hyn me pretendimin reale t’i fitojë ato në mbi 50 % të komunave, ndërsa fitore bindëse që në rrethin e parë e presin në Çair, Saraj, Likovë dhe Tearcë.

Kohë më parë burime nga PDSH për gazetën Koha referuan se kjo parti synim kryesor ka Tetovën, ndërsa do të ketë kandidat dhe lista për këshilltar në të gjitha komunat shqiptare, kurse bashkëpunimin me partitë tera përveç me ASH-së nuk e përjashtojnë, por vetëm në ato në komuna ku rrezikohet vota shqiptare.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori