LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: Sistemi i vlerësimit të mësimdhënësve do të pësojë ndryshime

Pupovci: Sistemi i vlerësimit të mësimdhënësve do të pësojë ndryshime

Deri në fund të vitit pritet që sistemi i vlerësimit të mësimdhënësve në Kosovë të pësojë ndryshime dhe të rregullohet me Ligj, pasi deri më tani, ka pasur shumë mangësi.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.


Njohës të arsimit theksojnë se mënyra e vlerësimit duhet të ndryshohet ashtu që mësimdhënësit të kenë një vlerësim të vazhdueshëm të performansës së tyre.

Procesi i vlerësimit të mësimdhënësve në Kosovë, aktualisht ka shumë mangësi dhe për këtë kërkohet ndryshimi i mënyrës se vlerësimit. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë për Radio Kosovën, se kjo çështje është duke u rregulluar me ligj, pasi që sistemi aktual i vlerësimit të performansës së mësimdhënësve, nuk është efektiv. Pupovci bëri të ditur së Ministria e Arsimit e ka në programin qeverisës rishikimin e këtij sistemi.

“Kjo çështje tashmë është duke u rregulluar edhe me ligj. Mirëpo, ne kemi vërejtur që gjatë kësaj periudhe sistemi aktual i vlerësimit të performansës së mësimdhënësve nuk është efektiv, sepse bëhet vetëm një herë në pesë vjet dhe bëhet nga ana e inspektoratit të arsimit, i cili thjesht nuk ka kapacitet që ta bëjë një vlerësim të tillë për 23 mijë mësimdhënës, sa janë afërsisht në Kosovë”, tha zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Edhe njohësit e çështjeve të arsimit, vlerësojnë se ka nevojë për ndryshim të këtij sistemi.

Rinor Qehaja, nga instituti “ Edguard”, i tha se është i domosdoshëm një ristrukturim i sistemit të vlerësimit, në mënyrë që mësimdhënësit të kenë një vlerësim të vazhdueshëm të performansës.

“Vlerësimi i performansës së mësimdhënësve me legjislacionin në fuqi, lë shumë për të dëshiruar dhe ka shumë pikëpyetje. Kështu që, një ristrukturim i të njëjtit është i domosdoshëm, në mënyrë që të sigurohemi që mësimdhënësit të kenë një vlerësim të vazhdueshëm të performansës. Pra, jo vlerësim një herë në pesë vjet, jo vlerësim nga drejtori ose inspektori, me paralajmërime që nuk janë valide dhe të besueshme. E rëndësishme është që mësimdhënësit nga vlerësimi i performansës të kuptojnë se ku çalojnë, ku kanë ngecje dhe t’u ofrohet përkrahje institucionale që t’i korrigjojnë ato. Pra, ky duhet të jetë qëllimi i vlerësimit të performansës”, tha Rinor Qehaja.

Sipas Ministrisë se Arsimit, deri në fund të vitit, do të këtë një sistem tjetër të vlerësimit të performasës, e i cili do të jetë më i zbatueshëm. Nga ana tjetër, do të mundësojë edhe licencimin në atë formë që licencat të lidhen edhe me pagat e tyre, raporton televizioni publik.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori