LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i Amazonit grabitet nga kriminelët në Florida – publikohen pamjet në rrjetet sociale

Punonjësi i Amazonit grabitet nga kriminelët në Florida – publikohen pamjet në rrjetet sociale

Dy kriminelë janë kthyer në burg pasi janë arrestuar ditë më parë. Ata kishin grabitur gjësende në kamionin e Amazonit duke e kërcënuar me jetë punëtorin e kompanisë amerikane.

Të mërkurën, Zyra e Sherifit të Qarkut Orange, Florida publikoi videon e tmerrshme të kamerës së dy burrave duke grabitur një shofer të Amazonit.


Në video, një burrë shihet duke i mbajtur një armë në qafë punëtorit përpara se të hyjë në pjesën e pasme të kamionit për të vjedhur gjësende të ndryshme.

Burri tjetër qëndronte jashtë kamionit duke monitoruar situatën, raporton nypost.

Dyshja më pas u identifikuan si Arkimase Divinard, 22 vjeç dhe Joel Junior Aime, 23 vjeç.

Divinard dhe Aime kanë histori të gjatë kriminale, ku deri më tani janë dënuar së bashku 11 herë.

Punonjësi i Amazonit u tregoi policëve të dhënat e aplikacionit “Find My iPhone”, i cili tregon vendndodhjen e telefonit. Të dhënat e aplikacionit treguan se telefoni gjendet në shtëpinë e Divinardit.

Ndryshe, të dy personat janë arrestuar dhe akuzohen për grabitje me armë zjarri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori