LAJMI I FUNDIT:

Punime në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit, rruga “Ismet Krasniqi” në Prishtinë mbyllet për qarkullimin e makinave për një javë

Punime në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit, rruga “Ismet Krasniqi” në Prishtinë mbyllet për qarkullimin e makinave për një javë

Për shkak të realizimit të punimeve në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit në rrugën “Ismet Krasniqi” (segmenti nga Reifeisen Bank deri te rruga e Herticëve) kjo rrugë do të mbyllet për qarkullimin e makinave për një kohë të caktuar.

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se për këtë mbyllje të rrugës pëlqimin e ka marrë edhe nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës.


Në koordinim me Policinë e Kosovës, kjo rrugë do të mbyllet për qarkullimin e makinave nga data 16.08.2023 deri më datën 24.08.2023, prej orës 7:30-17:00./Telegrafi/