Është mbajtur të enjten punëtoria vjetore e organizuar nga GIZ-i, me qëllim të diskutimit të arriturave gjatë vitit 2017, objektivat e ATK-së për vitin 2018, bashkëpunimi mes ATK-së dhe GIZ-it deri më tani dhe përcaktimi i fushave të bashkëpunimit për vitin 2018, si dhe rezultatet nga anketimi me tatimpagues për vitin 2017.
Në këtë punëtori pjesëmarrës ishte Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri së bashku me menaxhmentin e lartë.
“Jemi mirënjohëse dhe e çmon shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në modernizimin e disa proceseve të punës”, tha Imeri.
Gjithashtu, në punëtori u diskutua edhe projekt i quajtur “Behavioral insights” (vështrimi mbi sjelljen e tatimpaguesve) ku ekipi i Bankës Botërore “Mendja, Sjellja dhe Zhvillimi” (eMBeD) në bashkëpunim me Projektin e GIZ-së për Reformën e Financave Publike në Kosovë dhe me Qendrën e Kompetencës për Qeverisje të Mirë Financiare të GIZ-it, është duke shqyrtuar mundësitë “behavioraliste” me qëllim të rritjes së përmbushjes vullnetare të tatimeve në Kosovë.
Ky projekt për GIZ-në dhe ATK-në shërben si pilot projekt, për të zbuluar përfitimet e qasjes “behavioraliste” në këtë fushë për të mobilizuar resurset publike. Projekti do të zgjasë nga muaji janar deri në muajin dhjetor 2018.
Një pjesë e veçantë në këtë punëtori iu kushtua prezantimit të rezultateve nga anketimi me tatimpagues për vitin 2017, aktivitet ky i cili është realizuar me përkrahje të GIZ nga një kompani e pavarur.
Në përfundim të punëtorisë u dakordua që të fillohet me fusha konkrete të bashkëpunimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë